Gërvalla: Abdixhiku u frikësua të takohej me Kurtin

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me mospranimin e ftesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit për takim konsultativ tregoi se ai ishte i frikësuar. Sipas saj frika e Abdixhikut nga prezenca dhe argumentet e kësaj qeverie ka qenë më e

Prill 16, 2025 - 05:00
 0  4
Gërvalla: Abdixhiku u frikësua të takohej me Kurtin
gervalla:-abdixhiku-u-frikesua-te-takohej-me-kurtin

gervalla:-abdixhiku-u-frikesua-te-takohej-me-kurtin

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me mospranimin e ftesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit për takim konsultativ tregoi se ai ishte i frikësuar.

Sipas saj frika e Abdixhikut nga prezenca dhe argumentet e kësaj qeverie ka qenë më e madhe sesa gatishmëria e tij për të dëgjuar se çfarë do t’i thuhej në atë takim.

Gërvalla më tej ka thënë se një bisedë e tillë joformale mund t’i paraprinte një bashkëpunimi nëse ai dëshirohej nga të dyja palët ose nëse nuk do të dëshirohej nga asnjëra palë nuk do t’i paraprinte.

“Si duket frika e zotit Abdixhiku nga prezenca dhe argumentet e kësaj qeverie ka qenë më e madhe sesa gatishmëria e tij për të dëgjuar njëherë cfarë kemi për të thënë. Kishte frikë. Se cfarë tjetër mund të jetë arsyeja pse Abdixhiku refuzoi madje edhe një bisedë joformale e cila mund t’i paraprinte një bashkëpunimi nëse ai dëshirohej nga të dyja palët ose nëse nuk do të dëshirohej nga asnjëra palë nuk do t’i paraprinte por ai tregoi qartë që është goxha i frikësuar sepse fjalët para zgjedhjeve kanë qenë shumë të mëdha dhe paratë e investuara në këtë fushatë kanë qenë marramendëse”, ka thënë ajo.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, më 7 prill e ka ftuar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një takim për konsulta paraprake, në prag të konstituimit të Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ndërkaq, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, më 8 prill e refuzoi ftesën e Kurtit për një takim konsultativ para seancës konstituive që do të mbahet më 15 prill.