Gjendet i vdekur 69 vjeçari në shtëpinë e tij në Skenderaj, policia nis hetimet
Një 69 vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Likoc të Skenderajt ditën e sotme. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajon të Mitrovicës, Avni Zahiti. ‘’VDEKJE E DYSHIMTË – Skenderaj Sot rreth orës 11:00, policia në Skenderaj ka pranuar informatën se një person mashkull, 69 vjeç, është


Një 69 vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Likoc të Skenderajt ditën e sotme. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajon të Mitrovicës, Avni Zahiti.
‘’VDEKJE E DYSHIMTË – Skenderaj
Sot rreth orës 11:00, policia në Skenderaj ka pranuar informatën se një person mashkull, 69 vjeç, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Likoc te Skenderaj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion’’, ka thënë Zahiti./GE
