Avokati Misetic përfundon me pyetjet, ish-ambasadori Hill tregon pse vendosi të dëshmojë për Hashim Thaçin

Ish-ambasadori amerikan, Christopher Hill, po vazhdon dëshminë e tij në Gjykatën Speciale të Hagës si dëshmitar i mbrojtjes. Mëngjesin e sotëm, ai ka pranuar edhe disa pyetje nga avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Luka Misetic. Misetic në pyetjen e fundit të tij, ka pyetur Hillin se pse ka vendosur të pranojë që të përfshihet në

Nëntor 11, 2025 - 12:00
 0
Avokati Misetic përfundon me pyetjet, ish-ambasadori Hill tregon pse vendosi të dëshmojë për Hashim Thaçin
Avokati Misetic përfundon me pyetjet, ish-ambasadori Hill tregon pse vendosi të dëshmojë për Hashim Thaçin

Avokati Misetic përfundon me pyetjet, ish-ambasadori Hill tregon pse vendosi të dëshmojë për Hashim Thaçin

Ish-ambasadori amerikan, Christopher Hill, po vazhdon dëshminë e tij në Gjykatën Speciale të Hagës si dëshmitar i mbrojtjes. Mëngjesin e sotëm, ai ka pranuar edhe disa pyetje nga avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Luka Misetic.

Misetic në pyetjen e fundit të tij, ka pyetur Hillin se pse ka vendosur të pranojë që të përfshihet në proces gjyqësor si dëshmitar.

Ish-diplomati amerikan ka thënë se kishte dëgjuar që Hashim Thaçi është duke u mbajtur në burg dhe se kur ishte kontaktuar, e kishte ndjerë se duhej të vinte në Gjykatë për të thënë atë që di lidhur me situatën.

Hill gjithashtu ka potencuar se s’ka arsye të besojë dhe as që ka dëgjuar që Thaçi të jetë i përfshirë në aktivitete apo të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme.

“Koha nuk i shëron të gjitha plagët. Por mendoj që pas 25 vitesh, është kohë e madhe për të kujtuar ngjarjet. S’kam arsye të besoj që z. Thaçi ishte i përfshirë në aktivitete të tilla. S’kam arsye të besoj, madje as s’kam dëgjuar në atë kohë që ai të ketë urdhëruar aktivitete të tilla apo veprimtari të tjerë të paligjshme. Siç e kuptoj unë, ai është mbajtur i burgosur për një kohë të caktuar i burgosur lidhur me këto çështje. Pra, ndjeva, kur mu kërkuar kjo gjë, s ‘kontaktova njerëz, por njerëzit më kontaktuan mua, dhe ndjeva që duhet të thoja atë që dija lidhur me situatën”, ka thënë Christopher Hill.

Pas kësaj, me pyetjet për Hill ka vazhduar avokati i Jakup Krasniqit.