Gjendet një mjet i dyshuar i pashpërthyer në një fushë të Rahovecit

Në Rahovec është raportuar një rast i gjetjes së një mjeti të dyshuar të pashpërthyer. Sipas raportit policor, një burrë, derisa ishte duke punuar në fushën e tij, ka hasur në mjetin e dyshimtë dhe menjëherë ka njoftuar autoritetet përkatëse. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e EOD-së së FSK-së, të cilat kanë ndërhyrë

Mars 30, 2026 - 10:00
Gjendet një mjet i dyshuar i pashpërthyer në një fushë të Rahovecit
gjendet-nje-mjet-i-dyshuar-i-pashperthyer-ne-nje-fushe-te-rahovecit

gjendet-nje-mjet-i-dyshuar-i-pashperthyer-ne-nje-fushe-te-rahovecit

Në Rahovec është raportuar një rast i gjetjes së një mjeti të dyshuar të pashpërthyer.

Sipas raportit policor, një burrë, derisa ishte duke punuar në fushën e tij, ka hasur në mjetin e dyshimtë dhe menjëherë ka njoftuar autoritetet përkatëse.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e EOD-së së FSK-së, të cilat kanë ndërhyrë dhe kanë kryer shpërthimin e kontrolluar të mjetit, duke eliminuar rrezikun për banorët përreth.

Njoftimi i plotë:

Rahovec 29.03.2026, 16:30. Është raportuar se derisa ishte duke punuar në fushën e tij viktima mashkull kosovar kishte hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Në vendin e ngjarjes ka dal njësiti i EDO-së së FSK-s ku kanë bërë shpërthimin e mjetit të dyshimt.