Gjesti nuk po mundet të qes fjalë nga goja, ekipi i tij po i qëndron afër në këto kohë të vështira

Një tragjedi e rëndë ka goditur familjen e reperit të njohur Gjesti. Vëllai i tij, Eldion Kelmendi, ka ndërruar jetë dje pas një aksidenti me motor në fshatin Qungur të Pejës. Lajmi ka tronditur opinionin publik dhe komunitetin artistik, të cilët kanë shprehur dhimbjen e tyre për humbjen e parakohshme. Përmes një postimi në rrjetet […]

shtator 27, 2025 - 18:30
 0
Gjesti nuk po mundet të qes fjalë nga goja, ekipi i tij po i qëndron afër në këto kohë të vështira

Një tragjedi e rëndë ka goditur familjen e reperit të njohur Gjesti. Vëllai i tij, Eldion Kelmendi, ka ndërruar jetë dje pas një aksidenti me motor në fshatin Qungur të Pejës.

Lajmi ka tronditur opinionin publik dhe komunitetin artistik, të cilët kanë shprehur dhimbjen e tyre për humbjen e parakohshme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, është bërë me dije se ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 27 shtator, në ora 17:00, në varrezat e fshatit Pavlan të Pejës.

Në njoftim, i cili është shpërndarë nga ekipi i Gjestit, thuhet: “Me zemër të thyer ju njoftojmë… Jemi pranë familjes në këtë moment të rëndë dhe ju ftojmë ta kujtojmë me respekt e lutje.”