Selimi zbulon skenarin: Në Butel nuk ka lëshim teknik, ka pazar politik mes VMRO-së dhe VLEN-it
Analisti politik Sefer Selimi, ka akuzuar koalicionin VLEN se në komunën e Butelit ka bërë marrëveshje të fshehtë me VMRO-DPMNE-në, duke mos nxjerrë kandidat shqiptar për kryetar komune. “Në Butel The post Selimi zbulon skenarin: Në Butel nuk ka lëshim teknik, ka pazar politik mes VMRO-së dhe VLEN-it appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Analisti politik Sefer Selimi, ka akuzuar koalicionin VLEN se në komunën e Butelit ka bërë marrëveshje të fshehtë me VMRO-DPMNE-në, duke mos nxjerrë kandidat shqiptar për kryetar komune.
“Në Butel nuk ka ‘lëshim teknik’! Kjo është marrëveshje politike mes VMRO-DPMNE dhe VLEN: kushti ishte që VLEN të mos nxjerrë kandidat dhe që në raundin e parë të mbështesin kandidatin e VMRO-s,” deklaroi Selimi.
Ai shtoi se ky vendim po tentohet të fshihet nga opinioni publik me justifikime të rreme.
“Për të mos u turpëruar para shqiptarëve, e fshehin këtë fakt pas një ‘gabimi teknik’, ndërsa në prapaskenë e thërrasin elektoratin e tyre të votojë ‘kundër BDI-së’.”
Sipas tij, kjo situatë nuk është asgjë tjetër përveç një pazari të hapur politik.
“Në realitet nuk ka asnjë lëshim teknik, ka pazar politik dhe nënshtrim ndaj VMRO-s. Shqiptarët e dinë!” – u shpreh Selimi. Flaka
The post Selimi zbulon skenarin: Në Butel nuk ka lëshim teknik, ka pazar politik mes VMRO-së dhe VLEN-it appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
