Goditje e re për qytetarët: Shtrenjtohen ndjeshëm derivatet e naftës në Maqedoni
Komisioni Rregullator për Energjetikë i Maqedonisë së Veriut ka vendosur rritje të re të çmimeve të derivateve të naftës, duke sjellë një tjetër goditje për buxhetet e qytetarëve. Sipas vendimit The post Goditje e re për qytetarët: Shtrenjtohen ndjeshëm derivatet e naftës në Maqedoni appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Komisioni Rregullator për Energjetikë i Maqedonisë së Veriut ka vendosur rritje të re të çmimeve të derivateve të naftës, duke sjellë një tjetër goditje për buxhetet e qytetarëve.
Sipas vendimit të fundit, çmimet e EUROSUPER BS-95, EUROSUPER BS-98 dhe Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri rriten për 7 denarë për litër, ndërsa dizeli shtrenjtohet për 6.5 denarë për litër.
Me çmimet e reja:
• EUROSUPER BS-95 do të shitet për 86.50 denarë për litër
• EUROSUPER BS-98 për 88.50 denarë për litër
• DIZELI do të kushtojë 92.00 denarë për litër
• Vaji Ekstra i Lehtë për Amvisëri do të shitet për 89.50 denarë për litër
Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe pritet të ndikojë drejtpërdrejt në shpenzimet e transportit dhe në çmimet e shumë produkteve në treg. Gazeta Flaka
The post Goditje e re për qytetarët: Shtrenjtohen ndjeshëm derivatet e naftës në Maqedoni appeared first on Flaka, në çdo lajm... .