Zenku: Rikonstruimi nuk vjen nga sukseset, por nga hendeku mes propagandës dhe realitetit
Analisti dhe kryeredaktori i Flaka, Driton Zenku, vlerëson se paralajmërimet për rikonstruim të qeverisë në maj ose qershor nuk janë reflektim i “rezultateve historike”, por tregues i problemeve të brendshme The post Zenku: Rikonstruimi nuk vjen nga sukseset, por nga hendeku mes propagandës dhe realitetit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Analisti dhe kryeredaktori i Flaka, Driton Zenku, vlerëson se paralajmërimet për rikonstruim të qeverisë në maj ose qershor nuk janë reflektim i “rezultateve historike”, por tregues i problemeve të brendshme dhe performancës së dobët në disa sektorë kyç.
Sipas tij, ekziston një hendek i dukshëm mes narrativës zyrtare dhe perceptimit real të qytetarëve në terren.
“Kur një qeveri hap temën e rikonstruimit pas pak muajsh, kjo nuk është shenjë force, por alarm për dobësi strukturore dhe nevojë për ripozicionim politik”, thekson Zenku.
Ai shton se ajo që po përgatitet i ngjan më shumë një ndërhyrjeje kozmetike sesa një reforme të mirëfilltë.
“Rikonstruim i vërtetë nënkupton përgjegjësi konkrete, largim të figurave kyçe dhe kurs të ri politik. Këtu shihet një përpjekje për të zbutur pakënaqësinë pa rrezikuar stabilitetin e koalicionit”, thotë ai.
Duke folur për faktorin shqiptar, Zenku nënvizon se pesha politike e ministrave shqiptarë është rritur në kushtet kur Bashkimi Demokratik për Integrim është në opozitë, ndërsa VLEN në pushtet.
“Limani nuk është problemi në vetvete, por simptomë e mungesës së koordinimit dhe kapacitetit politik, si dhe e pritshmërive të papërmbushura te elektorati shqiptar”, vlerëson ai.
Sipas Zenku, pikat më të dobëta të qeverisë mbeten ekonomia, administrata dhe segmente të sigurisë, ku mungojnë rezultate të prekshme për qytetarët.
Në këtë kontekst, ai thekson se sfida kryesore për Hristijan Mickoski është menaxhimi i balancës politike dhe funksionalitetit të ekzekutivit.
“Ai ka kontroll politik, por administrata dhe qeverisja nuk po e ndjekin me të njëjtin ritëm. Kjo e bën rikonstruimin të pashmangshëm – jo si zgjedhje, por si domosdoshmëri”, përfundon Zenku për Lokalno.mk. Gazeta Flaka
The post Zenku: Rikonstruimi nuk vjen nga sukseset, por nga hendeku mes propagandës dhe realitetit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .