Gostivar: Daja i rreh mbesat dhe i kërcënon me jetë
MPB njofton se më 14.04.2026, në ora 00:50, në Stacionin Policor të Gostivarit, S.F. (20) nga Gostivari ka denoncuar se ajo dhe motra e saj janë sulmuar fizikisht nga daja i tyre I.U. në fshatin Turçan i Epërm, derisa ishin për vizitë në shtëpinë e tij. Sipas denoncimit, I.U. u ka drejtuar edhe kërcënime serioze, […]
MPB njofton se më 14.04.2026, në ora 00:50, në Stacionin Policor të Gostivarit, S.F. (20) nga Gostivari ka denoncuar se ajo dhe motra e saj janë sulmuar fizikisht nga daja i tyre I.U. në fshatin Turçan i Epërm, derisa ishin për vizitë në shtëpinë e tij. Sipas denoncimit, I.U. u ka drejtuar edhe kërcënime serioze, por është parandaluar nga babai i tij. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.