Gostivar: Spitali forcohet me 37 punësime të reja, 20 tashmë me vendime pune

Spitali Spitali “Dr. Ferid Murad” Gostivar ka nisur konkretisht përforcimin e kapaciteteve njerëzore, pas konkursit të hapur më 7 gusht 2025 për gjithsej 37 vende pune. Sipas njoftimit zyrtar, sot The post Gostivar: Spitali forcohet me 37 punësime të reja, 20 tashmë me vendime pune appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 17, 2026 - 16:00
Gostivar: Spitali forcohet me 37 punësime të reja, 20 tashmë me vendime pune

Spitali Spitali “Dr. Ferid Murad” Gostivar ka nisur konkretisht përforcimin e kapaciteteve njerëzore, pas konkursit të hapur më 7 gusht 2025 për gjithsej 37 vende pune.

Sipas njoftimit zyrtar, sot janë shpërndarë vendimet e punës për 20 kandidatë të përzgjedhur, ndërsa 17 të tjera pritet të ndahen në javët në vijim.

“Sot realizuam një hap të rëndësishëm në përforcimin e kapaciteteve tona, me ndarjen e vendimeve për një pjesë të kandidatëve të përzgjedhur. Ky proces do të përmbyllet së shpejti me plotësimin e të gjitha 37 vendeve të parapara”, thuhet në njoftimin e menaxhmentit.

Punësimet përfshijnë një gamë të gjerë profilesh, nga mjekë specialistë e deri te personeli teknik dhe higjienik, me synim rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj pacientëve.

Drejtori i spitalit, Emri Bajrami, në takimin me stafin e ri theksoi përgjegjësinë që sjell shërbimi publik shëndetësor.

“Përkushtimi, përgjegjësia dhe puna e ndershme janë themeli i profesionit tonë. Pres nga secili prej jush të japë maksimumin në shërbim të pacientëve dhe në ngritjen e standardeve të kujdesit shëndetësor”, deklaroi Bajrami.

Një nga elementët më të theksuar të këtij procesi është punësimi i 9 higjienistëve, një zhvillim që, sipas spitalit, ndodh për herë të parë pas dy dekadash.

“Pas plot 20 viteve, kemi arritur të sigurojmë punësimin e 9 higjienistëve, një hap i domosdoshëm për përmirësimin e kushteve higjienike dhe funksionimin e përditshëm të institucionit”, thuhet më tej në njoftim.

Nga ana tjetër, të punësuarit e rinj kanë shprehur mirënjohje për mundësinë e dhënë.

“Falënderojmë për besimin dhe mundësinë për të qenë pjesë e këtij institucioni. Do të angazhohemi me përkushtim dhe profesionalizëm në kryerjen e detyrave tona”, u shprehën ata.

Me këto punësime, spitali synon të adresojë mungesat në staf dhe të përmirësojë drejtpërdrejt cilësinë e shërbimeve për qytetarët e Gostivarit dhe rajonit. Gazeta Flaka

The post Gostivar: Spitali forcohet me 37 punësime të reja, 20 tashmë me vendime pune appeared first on Flaka, në çdo lajm... .