Gostivari me rrugë të re në qendër: Rikonstruksioni realizohet me sistemin Gjeogrid

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka promovuar përfundimin e rikonstruktimit të plotë të rrugës “Borçe Jovanovski”, një nga segmentet në zonën qendrore të Gostivar. Projekti përfshin një gjatësi The post Gostivari me rrugë të re në qendër: Rikonstruksioni realizohet me sistemin Gjeogrid appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 5, 2026 - 16:00
 0
Gostivari me rrugë të re në qendër: Rikonstruksioni realizohet me sistemin Gjeogrid

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka promovuar përfundimin e rikonstruktimit të plotë të rrugës “Borçe Jovanovski”, një nga segmentet në zonën qendrore të Gostivar. Projekti përfshin një gjatësi prej rreth 250 metrash dhe synon përmirësimin e qarkullimit dhe infrastrukturës urbane në këtë pjesë të qytetit.

Punimet nuk janë kufizuar vetëm në asfaltimin e rrugës. Sipas komunës, projekti ka përfshirë edhe ndërhyrje të rëndësishme në infrastrukturën nëntokësore, duke realizuar zëvendësimin e gypave të ujësjellësit si dhe rregullimin e kanalizimit atmosferik.

Një risi në këtë projekt është përdorimi i teknologjisë Gjeogrid, e cila për herë të parë aplikohet në këtë segment rrugor në Gostivar. Ky sistem modern, i përdorur gjerësisht në vendet evropiane, shërben për përforcimin e shtresave të asfaltit, duke ndihmuar në parandalimin e çarjeve dhe deformimeve dhe duke zgjatur ndjeshëm jetëgjatësinë e rrugës.

Nga Komuna e Gostivarit theksojnë se investime të tilla do të vazhdojnë edhe në projekte të tjera infrastrukturore, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës dhe lëvizjes për qytetarët. Gostivari Sot

The post Gostivari me rrugë të re në qendër: Rikonstruksioni realizohet me sistemin Gjeogrid appeared first on Flaka, në çdo lajm... .