Grabitje me armë në Rahovec, viktima ndalohet nga persona të maskuar

Një rast i grabitjes nën kërcënimin e armës është raportuar në rrugën “Tafil Zyberaj” në Rahovec. Sipas njoftimit të policisë, viktima, mashkull kosovar, ka deklaruar se derisa ishte duke lëvizur me veturë, është ndaluar nga dy persona të panjohur dhe të maskuar. Nën kërcënimin e armës, të dyshuarit i kanë marrë 430 euro para të

Prill 25, 2026 - 10:30
Grabitje me armë në Rahovec, viktima ndalohet nga persona të maskuar
grabitje-me-arme-ne-rahovec,-viktima-ndalohet-nga-persona-te-maskuar

grabitje-me-arme-ne-rahovec,-viktima-ndalohet-nga-persona-te-maskuar

Një rast i grabitjes nën kërcënimin e armës është raportuar në rrugën “Tafil Zyberaj” në Rahovec.

Sipas njoftimit të policisë, viktima, mashkull kosovar, ka deklaruar se derisa ishte duke lëvizur me veturë, është ndaluar nga dy persona të panjohur dhe të maskuar. Nën kërcënimin e armës, të dyshuarit i kanë marrë 430 euro para të gatshme, një telefon celular dhe çelësin e veturës.

Viktima ka bërë të ditur se gjatë incidentit, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë në tokë. Njësitë policore që kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë.

Në konsultim me prokurorin kompetent, rasti është iniciuar dhe mbetet në hetime.

“Rr. Tafil Zyberaj, Rahovec 24.04.2026 – 21:25. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se derisa ishte duke lëvizur me veturë është ndaluar nga dy persona të panjohur, të maskuar të cilët nën kërcënimin e armës i kanë grabitur viktimës 430€ para, një telefon celular dhe çelësin e veturës. Sipas viktimës njëri nga të dyshuarit gjatë incidentit ka shtënë me armë në tokë. Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”.