Grabitje në një artari në Preshevë, policia kap autorët gjatë arratisjes
Në një artari në Preshevë, sot rreth orës 13:40 është raportuar një rast vjedhjeje të arit, ku persona të dyshuar kanë arritur të marrin një sasi ari dhe janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Sipas informacioneve jozyrtare, të dyshuarit kanë qenë dy burra, një grua dhe një fëmijë, të cilët dyshohet se janë larguar […]
Në një artari në Preshevë, sot rreth orës 13:40 është raportuar një rast vjedhjeje të arit, ku persona të dyshuar kanë arritur të marrin një sasi ari dhe janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Sipas informacioneve jozyrtare, të dyshuarit kanë qenë dy burra, një grua dhe një fëmijë, të cilët dyshohet se janë larguar me një veturë “Volkswagen Golf 6” me targa të Bosnjës dhe Hercegovinës. Falë kamerave të sigurisë dhe reagimit të shpejtë, automjeti është identifikuar dhe personat janë ndaluar në hyrje të Bujanocit, ku po intervistohen nga policia.
Ky rast vjen vetëm një javë pas një tjetër grabitjeje të raportuar në zonën e Tërnocit, në afërsi të Bujanocit, ku ishte shënjestruar një pronar argjendarie dhe ishin marrë sasi ari gjatë një sulmi të organizuar.(INA)