Grenell kundër Kurtit, betejë e humbur e liderit të VV-së

Richard Grenell, i dërguari  i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për misione speciale, ka hedhur kritika ndaj liderit të VV-së, njëherit kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke e cilësuar atë si një partner të pasigurt dhe duke hedhur poshtë pretendimet e tij për afërsi me SHBA-në. Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit

shkurt 4, 2025 - 20:00
 0  3
Grenell kundër Kurtit, betejë e humbur e liderit të VV-së
grenell-kunder-kurtit,-beteje-e-humbur-e-liderit-te-vv-se

grenell-kunder-kurtit,-beteje-e-humbur-e-liderit-te-vv-se

Richard Grenell, i dërguari  i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për misione speciale, ka hedhur kritika ndaj liderit të VV-së, njëherit kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke e cilësuar atë si një partner të pasigurt dhe duke hedhur poshtë pretendimet e tij për afërsi me SHBA-në.

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025, Grenell ka përdorur platformën X për t’u drejtuar qytetarëve të Kosovës.

 “Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë për paqe në Ballkan, por ne kemi nevojë për partnerë të besueshëm. Qeveria e Kurtit nuk ishte e tillë as gjatë mandatit të Trump, as gjatë atij të Biden-it. Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për veprimet e tij të njëanshme që destabilizojnë rajonin. Po këtë mendim kanë edhe BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit,” shkroi Grenell.

Behgjet Pacolli: Richard Grenell përfaqëson SHBA-të

Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka komentuar deklaratën e Richard Grenellit, duke theksuar se ai nuk përfaqëson vetëm mendimin e tij personal, por është një zë i qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

‘’ Sot Richard Grenell nuk përfaqëson vetëm mendimin e vet, por atë të Qeverisë së SHBA-së’’, tha për FrontOnline Pacolli.

 

Demhasaj: Qeveria ‘’Kurti’’ nuk ka  qenë e besueshme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar kandidati për deputet nga koalicioni AAK-Nisma, Arton Demhasaj, i cili ka thëne se deklaratat e Grenellit janë një ri-konfirmim i një fakti që ka ekzistuar tashmë: Qeveria e Kurtit, sipas tij, nuk ka qenë e besueshme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

‘’Ky është vetëm një ri-konfirmim i një fakti që ka ekzistuar që ky kryeministër, kjo qeveri nuk kanë qenë të besueshëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës’’, tha Demhasaj për FrontOnline.

Demhasaj ka shtuar se ky konstatim është bërë i qartë gjatë administratës së Biden-it dhe tani po konfirmohet edhe gjatë administratës së Trump. Ai ka theksuar gjithashtu se këto kritika janë pasuar nga deklarata të tjera publike, duke përfshirë ato të ambasadorit amerikan, që e kanë konfirmuar mungesën e besimit të ndërsjellë.

‘’Qeveria e Kurtit nuk kanë qenë të besueshëm për administratën Biden e tash po konfirmohet që nuk janë të besueshëm as për administratën e Trump. Këto deklarata veçse kanë qenë publike,kanë qenë deklarata publike të ambasadorit amerikan që ka qenë këtu, është ri-konfirmuar që nuk ka pasur besim dhe ka munguar besimi I ndërsjellët ‘’, tha Demhasaj.

Sipas Demhasajt, ky qëndrim është edhe një mesazh i qartë se Kurti nuk ka treguar bashkëpunim të duhur me aleatin kryesor të Kosovës, SHBA-në.

‘’Kjo deklaratë është konfirmim që Kurti thjesht nuk është treguar bashkëpunëtor me aleatin kryesor të Kosovës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës ‘’, përfundoi Demhasaj

Njohësi politik: Deklarata e Grenellit do të ketë ndikim në zgjedhjet e 9 shkurtit

Njohësi politik, Artan Muhaxhiri, ka komentuar deklaratën e Richard Grenellit, duke e cilësuar atë si një pasqyrim të politikës së jashtme amerikane dhe të raporteve të ngushta mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Ai theksoi se qëndrimi i Grenellit nuk është një befasi, pasi është në përputhje me trashëgiminë e administratës Trump dhe politikën e SHBA-ve ndaj Kosovës.

‘’Deklarata e Grenellit është absolutisht në përputhje me politikën e jashtme amerikane dhe me trashëgiminë e raporteve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe administrate e Trumpit kështu që nuk besoj se do të konsiderohej si befasi’’, tha Muhaxhiri për FrontOnline.

Muhaxhiri gjithashtu vuri në dukje se ndikimi i deklaratës së Grenellit në procesin zgjedhor është real, pasi në fushatë zgjedhore çdo faktor ka rëndësi dhe se populli kosovar ka një lidhje të fortë me SHBA-në. Ai shtoi se 9 shkurti do të tregojë se sa i fuqishëm mund të jetë ky ndikim, por gjithsesi mendon se deklarata e Grenellit do të ketë ndikim në zgjedhje.

‘’Sa i përket mundësisë së ndikimit në procesin  zgjedhor është e vërtetë që mund të ketë ndikim  sepse natyrisht që në fushate zgjedhore të gjitha këto elemente  kanë ndikim dhe populli Kosovar është ndër më pro-amerikanët, kështu që ka shume peshë politike për një lider, mirëpo gjithsesi 9 shkurti do ta dëshmojë se sa mund të ketë ndikim. Mendoj që edhe kjo deklaratë e zotit Grenell do të ketë ndikim në zgjedhje’’, përfundoi Muhaxhiri.

Mulolli: Deklarata e Grenell e pritshme para zgjedhjeve të 9 shkurtit

Analisti politik, Fitim Mulolli, ka komentuar deklaratën e Richard Grenellit, duke theksuar se ajo ishte e pritshme pak para zgjedhjeve, por ishte një deklaratë e ashpër kundër liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

‘’ Pak a shumë është prit qe zoti Grenell te dal me diçka te tille pak para zgjedhjeve, por kjo ishte me te vërtet një deklarate e ashpër kundër liderit te lëvizjes Vetëvendosje edhe kryeministrit ne fuqi deri me 9 shkurt’’, tha Mulolli për FrontOnline.

Mulolli ka theksuar se është e vështirë të thuhet se sa do të dëmtojë kjo deklaratë imazhin e Kurtit, megjithatë ai vuri në dukje reagimet e menjëhershme nga kampi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe mbështetësit e saj, të cilët përpiqen të de legjitimojnë Grenellin duke postuar fotografi të tij me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe zyrtarë të tjerë të lartë serbë. Sipas Mulollit, këto ishin përpjekje për të minuar efektet e deklaratës së Grenellit dhe për të shmangur dëmtimin e imazhit të Kurtit para zgjedhjeve të 9 shkurtit.

‘’Sa do ta dëmtojë kjo kryeministrin aktual është vështire te thuhet edhe pse menjëherë pak kundër reagime nga kampi i lëvizjes Vetëvendosje dhe mbështetësit e tyre, filluan te postojnë fotografi te zotit Grenell duke u dekoruar nga presidenti serb Vuçiq apo me zyrtare te tjerë te larte te qeverise serbe. Pra këto ishin te gjitha përpjekjet për te de legjitimuar atë deklarate te z.Grenell qe te mos ketë ndonjë dëmtim te imazhit te Albin Kurtit para zgjedhjeve te 9 shkurtit’’, deklaroi Mulolli.

Ai gjithashtu shtoi se është e rëndësishme të shihet se si do të zhvillohet situata pas zgjedhjeve, duke theksuar se Kurti ka filluar të dërgojë disa sinjale të ndryshimeve në marrëdhëniet me administratën Trump dhe marrëveshjen e Ëashingtonit. Mulolli ka paralajmëruar se administrata e re amerikane ka marrë pushtetin me fuqi të jashtëzakonshme dhe ka kërkuar zbatim të menjëhershëm të vendimeve, siç janë ato në marrëdhëniet me Meksikën dhe Kanadën.

‘ Do te shohim si do te rrjedhe situata sepse kryeministri Kurti filloi t’i jap disa sinjale ne relacion me marrëveshjen e Washingtonit dhe ne përgjithësi me administratën Trump . Jemi tu e pa se administrata ka marre pushtetin me fuqi te jashtëzakonshme, duke marr te gjitha vendimet qe i ka premtuar dhe duke kërkuar zbatim te menjëhershëm te tyre, siç janë vendimet ne relacion me Meksike me Kanada’’, tha Mulolli.

Ai në fund shpreson se kryeministri I ardhshëm cilido të jetë ai do të kultivojë marrëdhënie të mira me Amerikën sepse sipas Mulollit jemi mësuar të kemi marrëdhënie të mira me ta

‘’Shpresoj që kryeministri I ardhshëm do të kultivojë marrëdhënie të mira me Amerikën sepse realisht jemi mësuar të kemi marrëdhënie të mira me ta’’, përfundoi Mulolli.