Xhevahire Izmaku: Ligji duhet të ndryshohet, lehonat duhet të marrin pagë 100% deri në 16 muaj!
Kandidatja për deputete nga radhët e NISMA-së, Xhevahire Izmaku ka qenë e ftuar në emisionin e ‘Blic Interview me Astrit Gashin’. Ndër të tjera, ajo ka shpalosur disa nga pikat e programit që ka nëse siguron një vend në Kuvendin e Kosovës, duke filluar nga Ligji për Lehonat e deri tek mbështetja që do t’i
Kandidatja për deputete nga radhët e NISMA-së, Xhevahire Izmaku ka qenë e ftuar në emisionin e ‘Blic Interview me Astrit Gashin’.
Ndër të tjera, ajo ka shpalosur disa nga pikat e programit që ka nëse siguron një vend në Kuvendin e Kosovës, duke filluar nga Ligji për Lehonat e deri tek mbështetja që do t’i ofrojë mediave.
“Misioni im në aspektin e përgjithshëm e kam si qëllim për ta ndryshuar Ligjin e Lehonisë, i cili është shumë i papërshtatshëm. Ligji do të ndryshohet, ku duhet të ketë të drejtë lehona që të qëndrojë deri në 16 muaj më fëmijë, duke e marrë pagën 100%. Kjo ka mundësi të ketë zgjidhje sepse ne e kemi një amandament brenda programit”, tha fillimisht ajo.
Izmaku përmendi edhe çështjen e banimit social të fëmijëve që i kanë humbur prindërit gjatë luftës së fundit në Vushtrri, për të cilën tha se do të bëjë një zgjidhje.
“Një çështje lokale e cila ka të bëjë banimin social të fëmijëve që kanë mbetur pa prindër në kohë të luftës, edhe të martirëve dhe të dëshmorëve. Ata sot i kanë 25 vjet dhe shumica prej tyre jetojnë në bashkësi familjare. Tek krejt komunat kanë ndodhur, kurse Vushtrria nuk e ka këtë gjë”, vazhdoi tutje ajo.
Krejt në fund, ajo tregoi për mënyrën e mbështetjes në raport me mediat, të cilat i vlerësojë maksimalisht, madje tha se në disa raste kanë bërë punën e opozitës.
“Një gjë tjetër ka të bëjë me mediat. 10 vite kam qenë anëtare e disa vite edhe kryetare e Komisionit për Media. Do ta rishiqojë fuqishëm punën e legjislacionit të mediave, duhet të bëjmë diçka pak më shumë që ta mbrojmë punën e sektorit privat. Poashtu ka nevojë edhe transmetuesi publik që të ketë një fuqizim. Qëllimi është që të ofrohet një mbështetje nga shteti, veçanarisht për disa fusha dhe emisione hulumtuese, të cilat nuk kanë mbështetje, e të cilat neve si politikë na kanë ndihmuar shumë. Punën e madhe që do të duhej ta bënte opozita, e kam parë që e kanë bërë mediat”, përfundoi Izmaku.