Grubi: Tërhiqem nga jeta publike!

Ish zv.kryeministri i parë i RMV-së, Artan Grubi pas përshirjes në “Listën e Zezë” të Departamentit Amerikan të Shtetit, ka vendosur që të tërhiqet nga jeta publike. Këtë vendim e ka bërë të ditur sonte përmes një postimi në rrjetet sociale: Vendim personal në shërbim të së mirës së përbashkët Të dashur qytetarë, Gjithë veprimtarinë […]

dhjetor 12, 2024 - 02:00
 0  6
Grubi: Tërhiqem nga jeta publike!

Ish zv.kryeministri i parë i RMV-së, Artan Grubi pas përshirjes në “Listën e Zezë” të Departamentit Amerikan të Shtetit, ka vendosur që të tërhiqet nga jeta publike.

Këtë vendim e ka bërë të ditur sonte përmes një postimi në rrjetet sociale:

Vendim personal në shërbim të së mirës së përbashkët

Të dashur qytetarë,

Gjithë veprimtarinë time publike jam angazhuar pa kompromis për barazinë e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, për një rajon në paqe dhe të pajtuar, për integrimin e plotë në NATO, për një partneritet strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Këto janë vlera që nuk janë vetëm udhërrëfyesi im, por edhe obligimi që i kam ndjerë gjithmonë ndaj vendit dhe kombit tim.

Arritjet tona, për të cilat jemi të gjithë dëshmitarë, nuk janë vetëm meritë e përkushtimit tim dhe shokëve, por edhe e mbështetjes së sinqertë dhe të vazhdueshme nga miqtë tanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian.
Fakti që sot Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-së dhe ka nisur bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian është dëshmi e qartë e këtij bashkëpunimi dhe përkushtimi të përbashkët.

Por, çmimi i këtij angazhimi, një çmim që ka qenë gjithmonë në shërbim të vlerave dhe të drejtës, ka qenë i rëndë për mua dhe për familjen time.

Sulmet e mëdha ndër vite, keqinterpretimet dhe goditjet e padrejta, më kanë bërë të reflektoj për rolin tim në këtë moment të rëndësishëm për vendin dhe për të ardhmen e tij.

Edhepse vendimi thotë që ky nuk është për të dënuar, por për të nxitur përmirësim të sjelljes, unë, përpara Zotit, familjes dhe miqve jam i pastër si loti, por me synimin për të zbardhur të vërtetën, të cilën shumë prej jush e shoh që tashmë e dini, dhe për të mos qenë barrë politike, kam vendosur që të tërhiqem nga jeta publike dhe për këtë e kam njoftuar Kryetarin Ahmeti qysh ditën e parë.

Ky është një vendim i vështirë, por i nevojshëm për të kursyer familjen dhe ruajtur integritetin tim personal dhe politik, si dhe për të mbështetur vazhdimësinë e punës dhe përkushtimit të liderit tonë, Ali Ahmeti.

Besoni tek rruga e tij e drejtë, një rrugë që ka qenë dhe mbetet shpresa më e madhe për shqiptarët dhe për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
Unë mbetem gjithmonë i përkushtuar ndaj këtyre vlerave dhe do të jem në krah të tyre, si qytetar dhe si mbështetës i së mirës së përbashkët.

Me respekt dhe mirënjohje nga thellësia e zemrës për mbështetjen tuaj në këto vite,
Artan Grubi

Лична одлука во служба на општото добро

Почитувани граѓани,

Целиот мој јавен живот, бескомпромисно сум посветен на еднаквоста на Албанците во Северна Македонија, за регион во мир, за целосна интеграција во НАТО, за стратешко партнерство со Соединетите Американски Држави и за членство во Европската Унија.
Тоа се вредности кои не се само мој двигател, туку и обврска што отсекогаш сум ја чувствувал.

Нашите достигнувања, за кои сите сме сведоци, не се само заслуга на мојата посветеност и на моите колеги, туку и на искрената и континуирана поддршка од нашите пријатели од Соединетите Американски Држави и Европската Унија.
Фактот што денес Северна Македонија е членка на НАТО и ги започна преговорите за членство во Европската Унија е јасен доказ за оваа соработка и заедничка посветеност.

Но, цената на оваа посветеност, цена која отсекогаш била во служба на вредностите и правдата, е тешка за мене и за моето семејство.

Огромните напади низ годините, погрешните толкувања и нефер штрајкови ме натераа да размислувам за мојата улога во овој важен момент за земјата и за нејзината иднина.

Иако одлуката нагласува дека таа не е за осуда, туку за поттикнување на подобрување на однесувањето, јас пред Бога, семејството и пријателите сум чист како солза, но со намера да придонесам за вистината, која многумина од вас гледам дека веќе ја знаете, а за да не бидам ничив политички товар, решив да се повлечам од јавниот живот и за ова го информирав Претседателот Ахмети уште од првиот ден.

Ова е тешка одлука, но неопходна за мир на моето семејство и зачувување на мојот личен и политички интегритет, како и за поддршка на континуитетот на работата и посветеноста на нашиот лидер Али Ахмети.

Верувајте во неговиот правилен пат, пат кој беше и останува најголема надеж за Албанците и за сите граѓани на Северна Македонија.
Секогаш останувам посветен на овие вредности и ќе бидам покрај нив, како граѓанин и како поддржувач на општото добро.

Со почит и огромна благодарност со сето срце за вашата поддршка низ годините,
Артан Груби