Këtë javë do të luhet finalja e futsallit në Maqedoninë e Veriut

Finalja e futsallit në Maqedoninë e Veriut do të luhet në Radovish më 27 prill. Forca dhe Osogova do të përballen në finale, transmeton Portalb.mk. “Radovishi do të jetë nikoqir i finales së Kupës së Maqedonisë në futsal, që do të luhet të dielën, 27 prill, duke filluar prej orës 19:00, në sallën sportive 25 […]

Prill 24, 2025 - 05:00
 0  5
Këtë javë do të luhet finalja e futsallit në Maqedoninë e Veriut
Futboll, ndeshje nga futsalli. Foto nga Futsal Club FORCA (Facebook)

Finalja e futsallit në Maqedoninë e Veriut do të luhet në Radovish më 27 prill. Forca dhe Osogova do të përballen në finale, transmeton Portalb.mk.

“Radovishi do të jetë nikoqir i finales së Kupës së Maqedonisë në futsal, që do të luhet të dielën, 27 prill, duke filluar prej orës 19:00, në sallën sportive 25 Maj”, sqaroi Federata e Futbollit në Maqedoni.

Ekipi Forca 2015 vjen nga Kumanova, ndërsa Osogova 2022 vjen nga Kriva Pallanka. Forca tashmë ka arritur të siguron vendin e parë në kampionatin e futsallës.