Gruevski me dy shtetësi të tjera, ja kush thotë?
Nga LSDM thonë se informacionet e fundit që kanë marrë tregojnë se Nikola Gruevski tashmë posedon pasaporta hungareze dhe serbe. Ata shtojnë se, nëse kjo është e vërtetë, pas këtij rasti qëndrojnë aleatët dhe mbështetësit e tij politikë – Viktor Orbán dhe Aleksandar Vuçiq, të cilët i quajnë edhe mentorë politikë të Hristijan Mickoski. Sipas […]
Nga LSDM thonë se informacionet e fundit që kanë marrë tregojnë se Nikola Gruevski tashmë posedon pasaporta hungareze dhe serbe.
Ata shtojnë se, nëse kjo është e vërtetë, pas këtij rasti qëndrojnë aleatët dhe mbështetësit e tij politikë – Viktor Orbán dhe Aleksandar Vuçiq, të cilët i quajnë edhe mentorë politikë të Hristijan Mickoski.
Sipas LSDM-së, mosveprimi i qeverisë së udhëhequr nga Mickoski dhe refuzimi i vazhdueshëm për të dërguar një kërkesë të re për ekstradim, përbën lënie të qëllimshme të hapësirës për mbrojtjen e Gruevskit.
“Ndërsa shtete të tjera, si Polonia, reagojnë në kohë, Mickoski praktikisht i mundëson Gruevskit kohë shtesë. VMRO-DPMNE dhe Mickoski nuk ndërmarrin asgjë – nuk kanë qëllim ta kthejnë Gruevskin në Maqedoni dhe as ta përballin me drejtësinë”, thuhet nga LSDM.
Sipas tyre, ky është një shembull klasik i mbrojtjes politike të Nikola Gruevskit nga ana e Hristijan Mickoskit.(INA)