Hamendjet në VLEN⁉
Shkruan: Ramadan RAMADANI Ndoshta nuk ndodh shpesh që një analizë të jepet dhe tregohet si një përrallë, por me shpresë së do kuptohet dhe mbahet mend më shumë dhe më gjatë besoj se ia vlen që të tregohet kështu me përrallë, qoftë edhe rrallë e përmallë. Kjo përralla jonë nuk nis me lindje e dashuri, […]

Shkruan: Ramadan RAMADANI
Ndoshta nuk ndodh shpesh që një analizë të jepet dhe tregohet si një përrallë, por me shpresë së do kuptohet dhe mbahet mend më shumë dhe më gjatë besoj se ia vlen që të tregohet kështu me përrallë, qoftë edhe rrallë e përmallë.
Kjo përralla jonë nuk nis me lindje e dashuri, por me vdekje e xhelozi. Pra në Maqedoni ndodhi një prej tragjedive më të mëdha, ajo në diskotekën në Koçan, me tash, 61 viktima, në njerëz, pas të cilës në fytyrën e krejt kombit dhe shtetit vërehej një mërzi. Por, në ftyrën e qeverisë përveç se mërzi vërehej edhe një frikë; jo për fatin e vendit pas një tragjedie kaq të madhe sa për fatin e vet tyre pasi atë ditë e kuptuan se të kesh pushtet përveç se privilegje kërkon edhe punë dhe të sjellish vendime. Paniku i parë i manifestuar ishte nga kjo frikë e parë esenciale që nuk fshihej nga sytë e publikut që e vërenin ate në çdo paraqitje, sidomos të kreut të qeverisë i cili në këtë përrallë do ishte në karakterin e njerkut të vokët, pra jo dhe aq i mençur dhe meritor për atë rol dhe pozitë: kryeministër dhe kreu i një qeverisje!
Frika dhe habia e dytë që vërehej në qeveri ishte ajo për mundësinë e vazhdimit të protestave sikur që ndodh në kojshi në Serbi. Pjesa maqedonase e qeverisë ishte e vetëdishme për ndikimin kulturor nga Serbia dhe vazhdimisht frikohej e ende pak e ka mendjen nëse edhe këtu do vazhdojnë protestat për krejt ate që ndodhi në Koçan dhe ate që po ndodh në shtet.
Por, ishte një pjesë e qeverisë me më pak frikë dhe habi dhe doli më e kthjelltë. Ajo ishte VLEN dhe ministrat e tyre dolën më të kthjellët në krejt këtë tragjedi. Ashtu ata arritën të aktivizojnë mekanizmin për mbrojtje të BE-së si një vendim të parë të qeverisë dhe kjo sigurisht se është meritë e presionit nga ana e tyre, pasi vetëm disa ditë më parë tragjedisë e edhe tash nga qeveria vetëm dërgohen sinjale mospërfillëse ndaj BE dhe procesit euro-integrues. Mandej mu nga kjo pjesë e VLEN në qeveri doli ministri më i kthjellët dhe më efikas i qeverisë gjatë tragjedisë, ai i shëndetësisë. Një gjë kjo që nuk kaloi pa u shënuar në opinionin në vend dhe jashtë tij.
Por, në përrallën tonë nëse vazhdohet pjesa VLEN e qeverisë janë kushërinjt më të largët dhe me më pak hise në atë familje dhe qeveri. Pra këto më të largët e me më pak hise doli të jenë kryesorët dhe më të kthjelltit. Nëse para edhe pas tragjedisë këto ministra të ishin krejt efikas dhe të mirë ndoshta do i kishte kap mësyshi, por duke patur parasysh se vetëm në kohë krize ata shkëlqyen dhe ishin më të mirë provokuan vetëm xhelozi, mu brenda në qeveri. Ashtu nisi me mospotencimin e vendimit më të madh për aktivizimin e mekanizmit të BE-së që mundësoi trajtimin dhe shërimin në vende të BE-së të prekurve të gjallë nga tragjedia në Koçani dhe vazhdoj me hijëzimin e ministrit të shëndetësisë. Të cilin nuk e linin më vet të dale nëpër konferenca shtypi, por duke iu bashkangjitur ose vet kreu i qeverisë ose ndonjë zyrtar tjetër, lidhje dhe pa lidhje, e edhe në punë edhe të vogla që nuk kërkojnë pjesmarrje të kreut të qeverisë. Pra pas kësaj edhe njerka edhe njerku mo nuk i linin këto kushërinjt vet të shkojnë e të duken diku, as në punë të mëdha si dasëm ose manifestim, por as në punë të vogla, qoftë edhe në dyqan me ble cikërrima e për pazarin e ditës. Xhelozia më nuk kishte vetëm efekte, por pati edhe vendime dhe ky është argument se xhelozia ishte në pyetje.
Pra aty nisi përralla, por aty nuk mbaroj dhe vazhdoj: e prej në xhelozi gjithnjë vazhdojnë polemikat dhe bisedat për tradhti! Tradhtia në këtë rast nuk është ndonjë tradhti bashkëshortore, as në të vërtetë e as në përrallë, por ka të bëjë nëse është bërë bisedime për bashkëpunim me një parti nga fronti europian, pra BDI. E pse këto bisedime, koketime, llafe e muhabete të merrën si një tradhti është nga shkaku se kjo qeveri tani nuk ka ndonjë ideologji, vision, themel ose përcaktues tjetër të përbashkët përveç se është qeveri anti-bdi! Pra, vija e vetme përbashkuese e kësaj qeverie tani është të qenurit anti-bdi andaj çdo bisedë me ta merret si tradhti! Pra, ajo që në kushte normale do merrej si normale dhe politike; sikur që ishte gadishmëria për bashkëpunim e LSDM-së opozitare me VMRO-në qeveritare, në rastin me BDI perceptohet menjëherë nga krejt ortakët e shumicës koalicionuese si tradhti. Sepse është lëkundje e principit të vetëm të përbashkët të kësaj qeverie tani. Që të jemi më të qartë të provojmë të dalim në një tjetër përrallë; pra mund të bëhet ndryshimi i Kësulkuqes, gjyshes, gjuetarit e edhe nënës. Por ujku mbetet ujk! Pra mund të bëhen versione të ndryshme të kësaj përralle duke e bërë atë që e dërgon te gjyshja të jet baba e jo nëna, kësulkuqja të jet ndonjë kësulkuq, djalë i ri, e gjuetari ndonjë alpiniste që ka ndodhë atypari në mal dhe e shpëton gjyshin ose gjyshen ama ujku saherë në çdo version: ujk mbetet!
Me këtë se kjo qeveri nuk ka ndonjë emërtues tjetër të përbashkët përveç se është kundër BDI spjegohet edhe reagimi kategorik, i menjëhershëm dhe gati identik i tre antarëve tjerë të VLEN-it që refuzuan çdo akuzë për bisedime eventuale me BDI-në. Qysh prej këtij refuzimi kategorik të shpifjeve dhe akuzave u pa qartë se askush nuk do me qenë me ujkun. Sidomos jo tani kur ujku është plagosur rëndë dhe i është marrë kontrolli dhe ndikimi në gjyqësor. Dhe aty mbaruan krejt hamendjet, dilemat dhe luhatjet për atë nese do vazhdoje VLEN bashkë edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale. Sidomos pasi u pa se edhe votuesit shqiptarë që janë përcaktues edhe në ato votime lokale kanë një emërtues të vetëm të përbashkët janë kundër ujkut dhe BDI-së. Pra u pa se edhe nëse do kishte pasur ndonjë ofertë, tentim ose bashkëpunim me BDI-në e edhe e njëjta ofertë të ishte kaluar në ndonjë kryesi e parti, ajo asnjëherë nuk do kishte funkcionuar tek votuesit. Bile do kishte prodhuar kundër efekt.
Sigurisht se edhe pas kësaj vazhdoi zhurma dhe gjyrylltia, por ajo më ishtë vetëm sajesë dhe shtyrje e disa kallakashtave që nuk arritën asgjë përveç se humbën nga kredibiliteti i tyre personal. Sepse duke dashur të dëmtojnë hasmin personal do ndihmonin hasmin e krejt popullit dhe dëmtonin proceset.
Në fund të dalim prej përrallës dhe të ktehehemi në analizë përnjime për të rendit pikat se pse këto hamendje dhe lëkundje e stabilizuan qeverinë dhe koalicionin VLEN e bile ua forcoi kohezionin dhe bashkëpunimin:
- Qeveria ia uli hëzin çdo antari të vet që del mbi mesataren e performancës së vet të vakët
- VLEN zgjidhi një prej ngërçeve më të mëdha që kishte: çlirimi i Institutit për Trashëgimi që ishte i zaptuar nga BDI dhe zgjodhi drejtor të ri konform marrëveshjes së tyre prej para 10 muajsh!
- VLEN fitoi në aspekt politik sepse opinioni filloi të merret me to dhe me zgjedhjet lokale dhe komunat eventuale e jo me performansën e dobët të tyre reale dhe aktuale gjatë dhjetëmujorshit të parë në qeveri.
- VLEN fitoi në koordinim pasi do hynte në zgjedhje lokale e pakoordinuar, kurse tani me çfarëdo marrëveshje të dale do dale më e fortë dhe më e unifikuar pasi do dale me formulë dhe jo me nënkuptime dhe hamendje të cilat do mund të prodhonin huti dhe zbrapsje tek votuesit.
- Qeverisë i kaloi pak frika nga protestat dhe mundet të funkcionojë më me mendje të kthjelltë edhe pse në çdo kthesë mund të i bie fiktë dhe të rrëshqet. Sidomos në kthesat e mprehta me BE, Bullgari dhe shqiptarët; që ende mbeten e vetmja bashkësi me mendësi dhe sens kolektiv në këtë shtet.