Hamza: Falë sakrificës së popullit tonë dhe bombardimeve të NATO-s, Kosova fitoi lirinë

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, Bedri Hamza ka kujtuar 26-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet e okupatorit serb. Hamza, përmes një postimi në Facebook, tha se këto bombardime ishin jetike për ekzistencën e popullit të Kosovës. Ai shprehu mirënjohje ndaj SHBA-së, NATO-s dhe të gjithë

Mars 24, 2025 - 16:00
 0  7
Hamza: Falë sakrificës së popullit tonë dhe bombardimeve të NATO-s, Kosova fitoi lirinë
hamza:-fale-sakrifices-se-popullit-tone-dhe-bombardimeve-te-nato-s,-kosova-fitoi-lirine

hamza:-fale-sakrifices-se-popullit-tone-dhe-bombardimeve-te-nato-s,-kosova-fitoi-lirine

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, Bedri Hamza ka kujtuar 26-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet e okupatorit serb.

Hamza, përmes një postimi në Facebook, tha se këto bombardime ishin jetike për ekzistencën e popullit të Kosovës.

Ai shprehu mirënjohje ndaj SHBA-së, NATO-s dhe të gjithë aleatëve perëndimorë.

“Në kujtim të ngjarjeve që formësuan të ardhmen tonë, dita kur aleanca veriatlantike nisi bombardimet mbi caqet serbe ishte jetike për ekzistencën e popullit tonë. Pa luftën çlirimtare, bashkësia ndërkombëtare nuk do ta organizonte Rambujenë. Pa marrëveshjen e Rambujesë nuk do të kishte intervenim të NATO-s. Falë sakrificës së popullit tonë dhe bombardimeve të NATO-s, Kosova e fitoi lirinë”, shkroi Hamza.

“Përjetësisht mirënjohës ndaj SHBA-së, NATO-s dhe të gjithë aleatëve perëndimorë! Paqja nuk u arrit lehtë, por ia vleu çdo sakrificë!”.