Hamza kujton Pajazitin, Zejnullahun e Hoxhën: Sakrifica e tyre i dha drejtim lirisë sonë
Në përvjetorin e rënies heroike të Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kujtuar me nderim sakrificën e tyre, duke thënë se ajo ishte vendimtare për rrugën drejt lirisë së Kosovës. “Në përvjetorin e rënies heroike të Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës, kujtojmë me


Në përvjetorin e rënies heroike të Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kujtuar me nderim sakrificën e tyre, duke thënë se ajo ishte vendimtare për rrugën drejt lirisë së Kosovës.
“Në përvjetorin e rënies heroike të Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës, kujtojmë me nderim sakrificën e tyre, e cila i dha drejtim lirisë sonë. Komandanti Zahir Pajaziti ishte mishërim i guximit dhe i vendosmërisë në një kohë kur liria dukej e largët dhe e pamundur”, shkroi ai.
Hamza tha po ashtu se rënia e tyre, ashtu si sakrifica e çdo dëshmori të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përbën themelin e shtetit të Kosovës dhe mbetet kujtesë e përhershme e sakrificës shekullore të popullit shqiptar.
“Rënia e tyre, ashtu si sakrifica e çdo dëshmori të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përbën themelin e shtetit dhe mbetet kujtesë e përhershme e sakrificës shekullore të popullit tonë. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të lirisë!”, shkroi Hamza
