ASHMAA: Vendimi kundër gazetares Liridona Vejseli, krijon presion mbi mediat dhe kufizon të drejtën për informim
Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuale ka shprehur shqetësim për vendimin e shkallës së parë të gjykatës, më 12 janar të këtij viti, kundër gazetares Liridona Vejseli, për “keqpërdorim të të dhënave personale”, në lidhje me publikimin e emrit dhe mbiemrit të një gjyqtari në rrjetet sociale Instagram dhe TikTok. Sipas këtij institucioni, ky vendim […]
Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuale ka shprehur shqetësim për vendimin e shkallës së parë të gjykatës, më 12 janar të këtij viti, kundër gazetares Liridona Vejseli, për “keqpërdorim të të dhënave personale”, në lidhje me publikimin e emrit dhe mbiemrit të një gjyqtari në rrjetet sociale Instagram dhe TikTok.
Sipas këtij institucioni, ky vendim dërgon një mesazh shqetësues lidhur me lirinë e shprehjes dhe liritë mediatike.
“Ndjekja penale e gazetarëve për publikimin e të dhënave për funksionarë publikë në kontekstin e detyrës së tyre profesionale krijon presion mbi mediat dhe kufizon të drejtën e publikut për informim. Të gjithë aktorët e përgjegjshëm duhet të kontribuojnë në mënyrë aktive për krijimin e kushteve që mundësojnë ushtrimin e pandërprerë të lirisë së shprehjes dhe informimit, si dhe për mbrojtjen e gazetarëve dhe lirive mediatike”, thuhet në reagim.
Gazetarja Vejseli u gjobit me 700 euro dënim për shkak se në një rast të ndjeshëm gjyqësor, ka përmendur emrin e një gjykatësi që e ka trajtuar atë rast.