Hapet Qendra Shëndetësore Multidisiplinare Heimerer në UEJL Tetovë

Në Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë, sot u bë hapja zyrtare e Qendrës Shëndetësore Multidisiplinare Heimerer – Tetovë, një investim i ri që synon avancimin e shërbimeve shëndetësore dhe The post Hapet Qendra Shëndetësore Multidisiplinare Heimerer në UEJL Tetovë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 2, 2026 - 22:00
Hapet Qendra Shëndetësore Multidisiplinare Heimerer në UEJL Tetovë

Universiteti i Evropës JuglindoreTetovë, sot u bë hapja zyrtare e Qendrës Shëndetësore Multidisiplinare Heimerer – Tetovë, një investim i ri që synon avancimin e shërbimeve shëndetësore dhe mbështetjes profesionale për komunitetin. Ceremonia mblodhi përfaqësues të universitetit, partnerë ndërkombëtarë dhe mysafirë të shumtë.

Rektori i universitetit, Sadudin Ibraimi, theksoi rëndësinë strategjike të këtij projekti për rajonin e Pollogut.

“Hapja e kësaj qendre përfaqëson një hap të rëndësishëm për universitetin tonë dhe për komunitetin. Si bashkëthemelues, mbetemi të përkushtuar të mbështesim iniciativa që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien dhe zhvillimin e shërbimeve profesionale,” deklaroi Ibraimi.

Kryetari i Bordit Drejtues të Kolegjit Heimerer, Petrit Beqiri, vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional.

“Ky është një shembull konkret se si partneritetet mund të sjellin shërbime cilësore dhe të qëndrueshme për qytetarët,” tha Beqiri.

Në ceremoni folën edhe Nuhi Shala nga Ambasada e Kosovës dhe Mark Barrett nga GIZ – Shoqëria për Bashkëpunim Ndërkombëtar, të cilët e cilësuan projektin si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sektorit shëndetësor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

“Nisma të tilla kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e qëndrueshëm dhe në rritjen e standardeve të kujdesit shëndetësor,” u theksua gjatë fjalimeve të tyre.

Gjatë aktivitetit u prezantua edhe rrugëtimi i krijimit të qendrës, ndërsa terapistja Erika Hoti foli për misionin dhe fokusin e saj, me theks të veçantë në klinikën e autizmit.

“Qasja multidisiplinare dhe trajtimi i personalizuar janë thelbësore për mbështetjen e fëmijëve me autizëm dhe familjeve të tyre,” u shpreh Hoti.

Qendra do të ofrojë shërbime të integruara shëndetësore dhe terapeutike, duke synuar përmirësimin e mirëqenies dhe standardeve të kujdesit në rajon.

Hapja e saj përkon me Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin, duke i dhënë një domethënie shtesë këtij projekti në drejtim të rritjes së ndërgjegjësimit dhe mbështetjes profesionale për personat me çrregullime të spektrit të autizmit dhe familjet e tyre.

The post Hapet Qendra Shëndetësore Multidisiplinare Heimerer në UEJL Tetovë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .