Haqim Ramadani paralajmëron formimin e një partie të re politike
Ish-kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka njoftuar se është drejt hapave të parë për krijimin e një partie të re politike, të bazuar në përfaqësim të ndershëm dhe interesat e qytetarëve. Në një mesazh falënderimi drejtuar banorëve të komunës dhe diasporës, Ramadani tha se kërkesa për “ndryshim të vërtetë” e shprehur […] The post Haqim Ramadani paralajmëron formimin e një partie të re politike appeared first on InfoShqip.com.
Ish-kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka njoftuar se është drejt hapave të parë për krijimin e një partie të re politike, të bazuar në përfaqësim të ndershëm dhe interesat e qytetarëve.
Në një mesazh falënderimi drejtuar banorëve të komunës dhe diasporës, Ramadani tha se kërkesa për “ndryshim të vërtetë” e shprehur nga qytetarët gjatë takimeve të fundit është bërë shtysë për të ndërmarrë një hap të ri politik.
Ai theksoi se në muajt e ardhshëm do të vazhdojë konsultimet me qytetarët dhe diasporën për të ndërtuar një platformë gjithëpërfshirëse, duke paralajmëruar se “nëse partitë politike nuk e dëgjojnë zërin e popullit, ne do të jemi aty për të sjellë ndryshimin”.
Ramadani konfirmoi se deri në finalizimin e strukturimit politik, ai do të vazhdojë aktivitetin në sektorin privat, duke mbetur aktiv në jetën shoqërore dhe pranë qytetarëve.
The post Haqim Ramadani paralajmëron formimin e një partie të re politike appeared first on InfoShqip.com.