Hargreaves pas takimit me Radoniqin: Përpjekje që proceset e mbetura të kryhen shpejt dhe në mënyrë transparente
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi. Hargreaves ka thënë se e ka përgëzuar Radoniqin për mbarëvajtjen e zgjedhjeve që u mbajtën më 9 shkurt dhe për përpjekjet për të siguruar që proceset e mbetura të kryhen shpejt dhe në mënyrë transparente. “Sot takova Kreshnik Radoniqin
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.
Hargreaves ka thënë se e ka përgëzuar Radoniqin për mbarëvajtjen e zgjedhjeve që u mbajtën më 9 shkurt dhe për përpjekjet për të siguruar që proceset e mbetura të kryhen shpejt dhe në mënyrë transparente.
“Sot takova Kreshnik Radoniqin, kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë. E përgëzova për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 9 shkurtit, si dhe për përpjekjet e Komisionit për të siguruar që proceset e mbetura të kryhen shpejt dhe në mënyrë transparente.”