Hasani: Ekspozita me pasaktësi për masakrat s’është gabim, por version i qëllimshëm i UDB-së, autorët të mbahen përgjegjës
Ai tha në Kuvendin e Kosovës se do ta flasë “një të vërtetë të rëndë”. Ai kërkoi që autorët “të mbahen përgjegjës për ekspozitën, mashtrimin e institucioneve dhe organet e drejtësisë ta kryejnë punën e vet sipas ligjit”. “Ajo që është prezantuar në këtë ekspozitë më datën 24 mars 2026 nuk është vetëm gabim, është


Ai tha në Kuvendin e Kosovës se do ta flasë “një të vërtetë të rëndë”. Ai kërkoi që autorët “të mbahen përgjegjës për ekspozitën, mashtrimin e institucioneve dhe organet e drejtësisë ta kryejnë punën e vet sipas ligjit”.
“Ajo që është prezantuar në këtë ekspozitë më datën 24 mars 2026 nuk është vetëm gabim, është prezantim i qëllimshëm i deklarimeve të UDB-së së asaj kohe”, tha ai.
Hasani tha se “kjo është fyerje për viktimat, është fyerje për të burgosurit, për të mbijetuarit, është fyerje për të vërtetën për masakrën në burgun e Dubravës”.
Admovere dhe Integra, dy organizatat që drejtohen nga Shkëlzen Gashi dhe Kushtrim Koliqi, u kanë kërkuar falje të dielën familjarëve të viktimave civile, ndërsa bënë thirrje për “diskutim të hapur” për ta adresuar këtë çështje.
Hasani thotë se kjo është “e pamjaftueshme, sepse dëmi politik është bërë me prezantimin e versionit të UDB-së”.
“Kjo ekspozitë e Integra dhe Admovere është me pasoja të rënda politike për Kosovën dhe kërkimfalja e Shkëlzenit nuk e riparon dëmin e shkaktuar për shtetin tonë dhe për të vërtetën e masakrës së Dubravës”, tha ai.
Ai kërkoi nxjerrjen e një ligji për “mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare të Kosovës”.