Starmer siguron sërish: Britania nuk do të përfshihet në luftë
Kryeministri britanik Keir Starmer ka siguruar sërish se Mbretëria e Bashkuar nuk do të përfshihet në konfliktin midis Shteteve të Bashkuara e Izraeli kundër Iranit. Në një fjalim në Londër, ai deklaroi: “Qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar janë të shqetësuar se vendi do të përfshihet në luftë. Kjo nuk do të ndodhë”. Starmer theksoi se


Kryeministri britanik Keir Starmer ka siguruar sërish se Mbretëria e Bashkuar nuk do të përfshihet në konfliktin midis Shteteve të Bashkuara e Izraeli kundër Iranit.
Në një fjalim në Londër, ai deklaroi: “Qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar janë të shqetësuar se vendi do të përfshihet në luftë. Kjo nuk do të ndodhë”.
Starmer theksoi se qeveria britanike synon stabilitet dhe bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke premtuar “udhëheqje të qartë dhe të qetë” në një periudhë tensioni të shtuar gjeopolitik.
Sipas tij, Mbretëria e Bashkuar ka kontribuar në krijimin e një grupi prej 35 vendesh që synon forcimin e sigurisë së lundrimit në Gjiri Persik, një zonë kyçe për tregtinë globale dhe furnizimin me energji.
Kjo nismë fokusohet në mbrojtjen e anijeve tregtare dhe garantimin e transportit të energjisë, ndërsa zhvillimet në rajon kanë rritur rreziqet për lundrimin ndërkombëtar dhe stabilitetin e tregjeve.
Starmer shtoi se bashkëpunimi me aleatët synon uljen e tensioneve dhe ruajtjen e lirisë së lëvizjes në korridoret strategjike detare.
