S’ka dilema: Mimoza Musa do të jetë nënkryetare e VLENL-it

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në një intervistë për emisionin “Dialog” në Lajm TV, ka dhënë sinjale të forta për riformatimin e VLEN nga koalicion në një strukturë të re The post S’ka dilema: Mimoza Musa do të jetë nënkryetare e VLENL-it appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 1, 2026 - 16:00
S’ka dilema: Mimoza Musa do të jetë nënkryetare e VLENL-it

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në një intervistë për emisionin “Dialog” në Lajm TV, ka dhënë sinjale të forta për riformatimin e VLEN nga koalicion në një strukturë të re politike.

Ai bëri të ditur se Mimoza Musa pritet të marrë postin e nënkryetares, duke theksuar rëndësinë e përfaqësimit gjinor dhe të balancës së vlerave brenda strukturës së re.

Në të njëjtën kohë, Ilir Demiri mbetet pjesë e rëndësishme e procesit, i angazhuar në hartimin e rregullave dhe statutit të subjektit të ri politik.

Aliu konfirmoi se një grup punues prej pesë anëtarësh tashmë është duke përgatitur strukturën organizative, si në aspektin administrativ ashtu edhe atë legjislativ. Megjithatë, ai nuk zbuloi emrat e tjerë, duke paralajmëruar një konferencë për shtyp në ditët në vijim.

Mesazhi është i qartë: VLEN nuk po mbetet më thjesht një koalicion. Transformimi në parti politike duket se është në fazën finale – dhe shpallja zyrtare mund të jetë shumë afër.

The post S’ka dilema: Mimoza Musa do të jetë nënkryetare e VLENL-it appeared first on Flaka, në çdo lajm... .