Hasani: Është gati lista për punësimin e mbi 2000 shqiptarëve në institucionet shtetërore

Bashkim Hasani nga koalicioni VLEN, ka paralajmëruar se së shpejti do të punësohen mbi 2000 shqiptarë në institucionet shtetërore. Sipas tij, janë shpifje pretendimet e BDI-së se shqiptarët nuk po punësohen. “Po finalizoj një listë me të rinj shqiptarë të punësuar në institucionet shtetërore. Jo për t’i informuar ata në BDI – ata i dinë […]

maj 23, 2025 - 14:00
 0  8
Hasani: Është gati lista për punësimin e mbi 2000 shqiptarëve në institucionet shtetërore

Bashkim Hasani nga koalicioni VLEN, ka paralajmëruar se së shpejti do të punësohen mbi 2000 shqiptarë në institucionet shtetërore. Sipas tij, janë shpifje pretendimet e BDI-së se shqiptarët nuk po punësohen.

“Po finalizoj një listë me të rinj shqiptarë të punësuar në institucionet shtetërore.

Jo për t’i informuar ata në BDI – ata i dinë mirë të gjithë, se për shumë prej tyre madje kanë luftuar t’i ndalojnë që të punësohen.

E bëj këtë për një arsye tjetër, për t’ua ndalur dezinformatën që shpërndajnë me aq zell dhe për t’ua shuar “brengën” e rreme që e simulojnë për gjoja mos punësimin e shqiptarëve.

Lista do jetë e gjatë – mbi 2000 punësime.

Prandaj, mos e fikni kompjuterin për 5 ditë që ta shkarkoni.

Punësime ka mjaftueshëm.

Vetëm se nuk janë në listat tuaja, që i shfrytëzoni për zgjedhje”, ka shkruar Hasani.