Osmani ngushëllon popullin gjerman për vde*kjen e ish-presidentit Kohler

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj për vdekjen e ish-presidentit të Gjermanisë, Horst Kohler. Osmani përmes një postimi në “X” shprehu mirënjohje të thellë për Kohler, gjatë mandatit të së cilit Gjermania njohu dhe mbështeti pavarësinë e Kosovës. “Ngushëllimet tona më të thella popullit gjerman për ndarjen nga jeta të ish-presidentit

shkurt 1, 2025 - 20:00
 0  5
Osmani ngushëllon popullin gjerman për vde*kjen e ish-presidentit Kohler
osmani-ngushellon-popullin-gjerman-per-vde*kjen-e-ish-presidentit-kohler

osmani-ngushellon-popullin-gjerman-per-vde*kjen-e-ish-presidentit-kohler

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj për vdekjen e ish-presidentit të Gjermanisë, Horst Kohler.

Osmani përmes një postimi në “X” shprehu mirënjohje të thellë për Kohler, gjatë mandatit të së cilit Gjermania njohu dhe mbështeti pavarësinë e Kosovës.

“Ngushëllimet tona më të thella popullit gjerman për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Horst Köhler. Gjatë mandatit të tij, Gjermania njohu dhe mbështeti pavarësinë e Kosovës – një moment historik për kombin tonë. Ne mbetemi përjetësisht mirënjohës për mbështetjen e tij të palëkundur. Mendimet tona janë me familjen e tij dhe popullin gjerman në këtë kohë të vështirë”, shkroi Osmani në “X”.