Hoxha takon Ademin: “Të respektohen të drejtat gjuhësore dhe Marrëveshja e Ohrit”

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të studentëve në Maqedoninë e Veriut, mes tyre edhe një nga zërat kryesorë të protestave paqësore, Mevlan The post Hoxha takon Ademin: “Të respektohen të drejtat gjuhësore dhe Marrëveshja e Ohrit” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 16, 2026 - 10:00
Hoxha takon Ademin: “Të respektohen të drejtat gjuhësore dhe Marrëveshja e Ohrit”

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të studentëve në Maqedoninë e Veriut, mes tyre edhe një nga zërat kryesorë të protestave paqësore, Mevlan Ademi, ku në fokus ishte çështja e të drejtave gjuhësore.

“U takova dhe zhvillova një bisedë me z. Mevlan Ademi, një nga zërat kryesorë studentorë të protestave paqësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, lidhur me të drejtat gjuhësore,” deklaroi Hoxha.

Ai theksoi se ka dëgjuar me vëmendje kërkesat e studentëve për përdorimin e gjuhës amtare, duke nënvizuar rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

“Dëgjova me vëmendje kërkesat e tyre për respektimin e plotë të së drejtës për përdorimin e gjuhës amtare, në kuadër të zbatimit të qartë, të paekuivok dhe konsekuent të Marrëveshjes së Ohrit, si themel i barazisë dhe funksionimit efektiv të shtetit në një shoqëri multietnike,” u shpreh ai.

Sipas kryediplomatit shqiptar, dëgjimi i zërit të rinisë dhe përfshirja e tyre në vendimmarrje është thelbësore për demokracinë dhe për afrimin me standardet evropiane.

“Një nga tiparet themelore të demokracisë është dëgjimi i zërit të rinisë dhe angazhimit qytetar, duke i përkthyer ato në politika konkrete që garantojnë barazi dhe standarde evropiane,” theksoi Hoxha.

Në fund, ai nënvizoi se mbështetja e këtyre parimeve është kyçe për të ardhmen e vendit.

“Mbështetja e këtyre vlerave është thelbësore për funksionimin dhe forcimin e institucioneve demokratike, dhe për një të ardhme më të drejtë, të bazuar në sundimin e ligjit dhe gjithëpërfshirjen,” përfundoi ministri i Jashtëm i Shqipërisë. Gazeta Flaka

The post Hoxha takon Ademin: “Të respektohen të drejtat gjuhësore dhe Marrëveshja e Ohrit” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .