Hoxha-Totschnig: Përvojat austriake në mbrojtjen e natyrës dhe menaxhimin e ujërave janë modele që mund të zbatohen dhe në RMV

Ministri i vendit për ambientin, Muhamet Hoxha, tha se ka biseduar në Vjenë me homologun e tij austriak për mundësitë e bashkëpunimit dy palësh në ambient dhe investime kapitale. Në kuadër të vizitës zyrtare në Austri, u takova me ministrin austriak të Mjedisit, Norbert Totschnig, ka informuar Hoxha. “Tema e bisedës sonë ishin hapat konkretë […]

Prill 22, 2026 - 22:00
Hoxha-Totschnig: Përvojat austriake në mbrojtjen e natyrës dhe menaxhimin e ujërave janë modele që mund të zbatohen dhe në RMV

Ministri i vendit për ambientin, Muhamet Hoxha, tha se ka biseduar në Vjenë me homologun e tij austriak për mundësitë e bashkëpunimit dy palësh në ambient dhe investime kapitale.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Austri, u takova me ministrin austriak të Mjedisit, Norbert Totschnig, ka informuar Hoxha.

“Tema e bisedës sonë ishin hapat konkretë që po ndërmarrim në procesin e transformimit të gjelbër të mjedisit. U dakorduam se ekziston potencial i konsiderueshëm për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në fushën e investimeve kapitale,” ka shkruar Hoxha përmes Facebook.

“Përvojat austriake në mbrojtjen e natyrës dhe menaxhimin e ujërave dhe mbetjeve janë një model që mund ta zbatojmë drejtpërdrejt,” shtoi ai, duke shpresuar në forcim të bashkëpunimit me Austrinë në arritjen e standardeve “evropiane në mbrojtjen e mjedisit” në vend.