Hristijan Mickoski në Budapest, takim me Viktor Orbán
Kryeministri i Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski, së bashku me një delegacion qeveritar prej gjashtë anëtarësh, ndodhet për vizitë zyrtare në Budapest, në kuadër të një agjende ekonomiko-politike. Gjatë qëndrimit, The post Hristijan Mickoski në Budapest, takim me Viktor Orbán appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Kryeministri i Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski, së bashku me një delegacion qeveritar prej gjashtë anëtarësh, ndodhet për vizitë zyrtare në Budapest, në kuadër të një agjende ekonomiko-politike.
Gjatë qëndrimit, Mickoski pritet të zhvillojë një takim me kryeministrin e Hungaria, Viktor Orbán. Sipas njoftimit të Qeverisë, në takim do të diskutohet për avancimin e marrëdhënieve bilaterale, thellimin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe për çështje aktuale rajonale dhe evropiane, shkruan Gazeta Flaka.
Në kuadër të vizitës, Mickoski do të mbajë edhe një fjalim në forumin e biznesit “Dita e bashkëpunimit afarist ndërmjet Hungarisë dhe Maqedonisë së Veriut”, ku pritet të krijohen kontakte të reja dhe të shqyrtohen mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit mes kompanive të të dyja vendeve.
Pjesë e delegacionit janë edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Igor Janushev, si dhe disa drejtues institucionesh shtetërore, përfshirë Refik Xhemaili, Goce Dimovski dhe Daniela Dimovska.
Vizita synon forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të reja në vend. Gazeta Flaka
The post Hristijan Mickoski në Budapest, takim me Viktor Orbán appeared first on Flaka, në çdo lajm... .