“Milionat në letër, centët në xhep” – Kjo është pasuria aktuale e kryeministrit Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar pasurinë e tij vjetore pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit. Sipas raportit, nuk ka ndryshime në pasuritë e paluajtshme. Para të gatshme në emër të tij ka deklaruar 16.41 centë, ndërsa figuron edhe banesa e bashkëshortes me vlerë 530 mijë euro. Kursimet e tij personale kanë rënë ndjeshëm, […]

Prill 17, 2026 - 15:30
“Milionat në letër, centët në xhep” – Kjo është pasuria aktuale e kryeministrit Albin Kurti
plani-i-rritjes,-kurti:-nisin-61.8-milione-euro-nga-be-per-kosoven,-29-milione-kredi-direkt-ne-buxhet

plani-i-rritjes,-kurti:-nisin-61.8-milione-euro-nga-be-per-kosoven,-29-milione-kredi-direkt-ne-buxhet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar pasurinë e tij vjetore pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

Sipas raportit, nuk ka ndryshime në pasuritë e paluajtshme. Para të gatshme në emër të tij ka deklaruar 16.41 centë, ndërsa figuron edhe banesa e bashkëshortes me vlerë 530 mijë euro.

Kursimet e tij personale kanë rënë ndjeshëm, ndërsa qiraja e banesës është rritur nga 250 në 350 euro.

Në deklarim përfshihen edhe të ardhurat vjetore prej 21,315 euro nga paga e tij si kryeministër dhe 51 mijë euro të bashkëshortes, si dhe një kredi e mbetur prej 160 mijë euro.