Hungaria mbledh prova për Nikolla Gruevskin, heshtje për ekstradimin

Ministria e Drejtësisë njofton se gjatë ditës së nesërme do të kërkojë nga gjykatat dhe prokuroritë të gjitha dokumentet për lëndët që lidhen me ish kryeministrin e arratisur në Hungari, Nikolla Gruevski. Nga resori me të cilin udhëheqë Igor Fillkov nuk precizojnë nëse do të dorëzojnë kërkesë të re për azil, por thonë se pasi […]

Prill 14, 2026 - 20:00
Hungaria mbledh prova për Nikolla Gruevskin, heshtje për ekstradimin

Ministria e Drejtësisë njofton se gjatë ditës së nesërme do të kërkojë nga gjykatat dhe prokuroritë të gjitha dokumentet për lëndët që lidhen me ish kryeministrin e arratisur në Hungari, Nikolla Gruevski. Nga resori me të cilin udhëheqë Igor Fillkov nuk precizojnë nëse do të dorëzojnë kërkesë të re për azil, por thonë se pasi t’i marrin dokumentet do të veprojnë sipas dispozitave ligjore pozitive në vend.

Deri më tani Ministria e Drejtësisë një herë ka kërkuar ekstradim të Gruevskit në nëntor të vitit 2018-të, dhe plotësim të kërkesës në qershor të vitit 2019-të, megjithatë autoritetet hungareze në gusht të vitit 2019-të kërkesën e refuzuan pasi Gruevski kishte fituar azil politik. /alsat.mk