I dyshuari Videvski është kthyer në Shutkë, gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes do të vazhdojë të hënën

Janë krijuar kushtet për thirrjen e seancave të reja gjyqësore pasi Bore Videvski, i akuzuar për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi, është kthyer në burgun “Shkupi” në Shutkë, pas disa ditë qëndrimi në spital, transmeton Portalb.mk. Gjykata Themelore Penale Shkup anuloi dy seanca të gjykimit kundër pesë të […]

tetor 12, 2024 - 11:00
 0  5
I dyshuari Videvski është kthyer në Shutkë, gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes do të vazhdojë të hënën
Gjykata Themelore Penale e Shkupit. Foto: Suad Bajrami

Janë krijuar kushtet për thirrjen e seancave të reja gjyqësore pasi Bore Videvski, i akuzuar për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi, është kthyer në burgun “Shkupi” në Shutkë, pas disa ditë qëndrimi në spital, transmeton Portalb.mk.

Gjykata Themelore Penale Shkup anuloi dy seanca të gjykimit kundër pesë të akuzuarve për vrasjen dhe rrëmbimin e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi, të cilat është dashur të mbahen më 7 dhe 9 tetor, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të të akuzuarit Bore Videvski. Ai është lëshuar në gjendje të mirë shëndetësore nga Klinika për Nefrologji, ku ishte hospitalizuar javën e kaluar.

Gjykimi, siç paralajmëruan nga Gjykata Themelore Penale do të vazhdojë të hënën më 14 tetor. Në këtë seancë, si dëshmitar duhet të paraqiten edhe nëna, gjyshja dhe gjyshi i Vanjës.

Gjykimi për këtë rasti filloi më 20 shtator. Të dyshuar për këtë rast janë edhe Velibor Manev, Vlatko Keshishov, Ljupço Palevski-Palço dhe Aleksandar Gjorçevski, E mitura Vanja Gjorçevska, e cila ishte raportuar e zhdukur më 27 nëntor, u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur në afërsi të Velesit u gjet i vdekur edhe Pançe, me origjinë nga Velesi, i cili, nga ana tjetër, u raportua i zhdukur më 24 nëntor. I dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit është Ljupço Palevski-Palço, i cili më 15 maj u ekstradua nga Turqia në vend, ku u gjet dhe u arrestua pas fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet maqedonase përmes Interpolit.