I kërkoi 15 mijë euro duke e kërcënuar, arrestohet 37-vjeçari
Prokurori ka lëshuar urdhër për fillimin e procedurës hetimore ndaj një personi, për të cilin ekziston dyshimi se gjatë dy muajve të fundit ka kryer veprën penale “shantazh”, që dënohet sipas nenit 258, paragrafi 1 i Kodit Penal. I dyshuari, sipas informacioneve nga Prokuroria, përmes telefonatave dhe mesazheve në aplikacione të ndryshme, e ka kontaktuar […]

Prokurori ka lëshuar urdhër për fillimin e procedurës hetimore ndaj një personi, për të cilin ekziston dyshimi se gjatë dy muajve të fundit ka kryer veprën penale “shantazh”, që dënohet sipas nenit 258, paragrafi 1 i Kodit Penal. I dyshuari, sipas informacioneve nga Prokuroria, përmes telefonatave dhe mesazheve në aplikacione të ndryshme, e ka kontaktuar në mënyrë të vazhdueshme një grua që ndodhej jashtë vendit, duke i drejtuar kërcënime serioze për jetën e saj dhe të nënës dhe vëllait të saj, nëse ajo nuk i paguante 15.000 euro.
“I ka caktuar një afat deri më 26 shtator për ta bërë pagesën, dhe më pas janë marrë vesh që t’i dërgonte 500 euro përmes Western Union, gjë që ajo e ka bërë më 17 shtator. Për pagesën e mëtejshme prej 4.500 euro, ajo duhej të vinte në vend dhe t’ia dorëzonte personalisht pranë Klinikës së Onkologjisë. Kur mbërriti në vend më 25 shtator, viktima e raportoi menjëherë rastin. Sapo i dyshuari, 37-vjeçar, u paraqit në vendin e dakorduar për të marrë paratë, u arrestua“, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Duke marrë parasysh të gjitha rrethanat — rrezikun e arratisjes, mundësinë për të ndikuar te dëshmitarët apo viktimat, ose për ta përsëritur veprën, prokurori publik propozoi që ndaj të dyshuarit të caktohet masa e paraburgimit.
