Bastisje anti-drogë në Shkup, arrestohen dy persona
Janë arrestuar dy persona nga Shkupi, pasi Policia gjatë bastisjeve u gjeti marihuanë dhe produkte të marihuanës dhe bimë të kanabisit përcjell TV21. “Më 27.09.2025, rreth ora 19:00 në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup arrestuan A.Z. (27) dhe M.P. (25), të dy nga Shkupi. Gjatë kontrollit në shtëpinë e A.Z., i cili u krye […]

Janë arrestuar dy persona nga Shkupi, pasi Policia gjatë bastisjeve u gjeti marihuanë dhe produkte të marihuanës dhe bimë të kanabisit përcjell TV21.
“Më 27.09.2025, rreth ora 19:00 në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup arrestuan A.Z. (27) dhe M.P. (25), të dy nga Shkupi. Gjatë kontrollit në shtëpinë e A.Z., i cili u krye me urdhër gjykate dhe ku ndodhej edhe M.P., u gjetën dhe u sekuestruan: marihuanë, bimë të kanabisit dhe një bluarëse me mbetje marihuane. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse penale”, thonë nga MPB.
