I mituri nga Shkupi kërcënon ish-të dashurën me publikimin e fotove intime

Më datë 21.04.2026, në ora 19:40, në SPB Shkup, një 48-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar se vajza e tij e mitur ka qenë viktimë e shantazhit nga një i mitur tjetër, me të cilin ajo kishte qenë më parë në lidhje. Sipas denoncimit, i mituri e ka kërcënuar se do të publikonte fotografi eksplicite të […]

Prill 23, 2026 - 16:00
I mituri nga Shkupi kërcënon ish-të dashurën me publikimin e fotove intime

Më datë 21.04.2026, në ora 19:40, në SPB Shkup, një 48-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar se vajza e tij e mitur ka qenë viktimë e shantazhit nga një i mitur tjetër, me të cilin ajo kishte qenë më parë në lidhje.

Sipas denoncimit, i mituri e ka kërcënuar se do të publikonte fotografi eksplicite të saj nëse ajo nuk pranonte të vazhdonte lidhjen me të. Për rastin është njoftuar menjëherë prokurori publik dhe po ndërmerren masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.