Chris LaCivita për programin e PD-së: Plan për të ulur taksat dhe kostot e familjeve

Në Pallatin e Kongreseve, po mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, ku po prezanton programin për “Shqipërinë Madhështore 2025-2029”. I pranishëm në këtë prezantim krahë Sali Berishës është edhe drejtuesi i fushatës së PD-së, Chris LaCivita. Në fjalën e tij, LaCavita hodhi akuza ndaj qeverisë Rama, duke u shprehur se këto 12 vite kanë qenë […]

Prill 13, 2025 - 00:00
 0  6
Chris LaCivita për programin e PD-së: Plan për të ulur taksat dhe kostot e familjeve

Në Pallatin e Kongreseve, po mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, ku po prezanton programin për “Shqipërinë Madhështore 2025-2029”.

I pranishëm në këtë prezantim krahë Sali Berishës është edhe drejtuesi i fushatës së PD-së, Chris LaCivita. Në fjalën e tij, LaCavita hodhi akuza ndaj qeverisë Rama, duke u shprehur se këto 12 vite kanë qenë një dështim.

Ai tha se PD-ja ka një plan real për uljen e taksave, për rininë shqiptare dhe  punësimin.

Fjala e Chris LaCivitas: 

Të gjithë e dimë se 12 vitet e fundit nën drejtimin e Edi Ramës kanë qenë një dështim i plotë dhe i madh.
Një dështim në drejtimin e qëndrueshëm dhe një dështim për familjet shqiptare.

Ndërkohë kemi Dr. Berishën, një mik të vërtetë për familjet shqiptare. Ai ka një program të vërtetë për të ulur koston e jetesës për familjet shqiptare dhe një plan të mirëfilltë konservator, ashtu si Presidentët Ronald Reagan dhe Donald Trump.
Është një plan real për të ulur taksat, një plan real për rininë shqiptare, për punësim dhe mundësi.

Kjo fushatë ka të bëjë pikërisht me këtë: udhëheqjen konservatore dhe të qëndrueshme të Dr. Berishës përballë një socialisti të paqëndrueshëm që fshihet pas hijes së vet.

Një fitore për Dr. Berishën është një fitore për familjet shqiptare. Faleminderit! Fitore! Fitore!