I tregoi menaxherit të kazinos kur do të ketë inspektime, Policia e RMV-së ka ngritur kallëzim penal ndaj zyrtarit të DAP-it
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 50 vjeçarit nga Tetova nën dyshimet e bazuara se ka informuar një menaxher të kazinos se kur do të ketë inspektim, transmeton Portalb.mk. “Kallëzim penal kundër G.О.(50) nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale keqpërdorimi i detyrës […]


Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 50 vjeçarit nga Tetova nën dyshimet e bazuara se ka informuar një menaxher të kazinos se kur do të ketë inspektim, transmeton Portalb.mk.
“Kallëzim penal kundër G.О.(50) nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale keqpërdorimi i detyrës dhe autoritetit zyrtar’.”, raportoi Policia.
I punësuari në filialin e Drejtorisë për të Ardhura Publike në Tetovë kishte dhënë informata zyrtare se kur do të ketë kontrolle të kazinos.