Për nxënësit me nevoja të veçanta, në Maqedoninë e Veriut do të pranohen edhe 93 asistentë

Në shkollat fillore të Maqedonisë së Veriut do të punësohen edhe 93 bashkëpunëtorë profesional , 47 për mësimin në gjuhën maqedonase, ndërsa 46 për gjuhën mësimore shqipe, transmeton Portalb.mk. “Shpallje Publike për punësim në kohë të caktuar të 93 bashkëpunëtorëve profesional-praktikantëve-asistentëve arsimor për nxënës me nevoja të veçanta në arsimin fillor”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Shkolla […]

Mars 27, 2025 - 01:00
 0  5
Për nxënësit me nevoja të veçanta, në Maqedoninë e Veriut do të pranohen edhe 93 asistentë
Shkollë, klasë, arsim, mësim, nxënës, provim

Në shkollat fillore të Maqedonisë së Veriut do të punësohen edhe 93 bashkëpunëtorë profesional , 47 për mësimin në gjuhën maqedonase, ndërsa 46 për gjuhën mësimore shqipe, transmeton Portalb.mk.

“Shpallje Publike për punësim në kohë të caktuar të 93 bashkëpunëtorëve profesional-praktikantëve-asistentëve arsimor për nxënës me nevoja të veçanta në arsimin fillor”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Shkolla Fillore me Qendër Resurse “Idnina” në Shkup.

Konkursi do të jetë i hapur deri të martën. Aplikimet mund të dërgohen në objektin “Idnina” në Shkup në orarin 08:00-15:00.

Ndryshe, fëmijët me nevoja të veçanta në shkollat ​​e mesme të Maqedonisë së Veriut do të bëhen me asistentë arsimorë kur të përfundojë rishqyrtimi, plotësimi dhe miratimi i Ligjit për Arsimin e Mesëm. Edhe pse ministrja e arsimit dhe shkencës Vesna Janevska paralajmëroi se nga janari i këtij viti procesi arsimor do të mund të zhvillohet me asistentë arsimorë, procesi vazhdon të mbetet i bllokuar në bankat e Kuvendit.

Sipas të dhënave nga Raporti i KE-së, në shkollat ​​fillore janë integruar gjithsej 2.200 nxënës me nevoja të veçanta arsimore, ndërsa në arsimin e mesëm janë regjistruar 314 nxënës, pikërisht përmes përfitimeve të mbështetjes që e japin asistentët arsimorë që i përhapin iniciativat për inkluzivitet.

Edhe krahas rëndësisë së jashtëzakonshme të asistentëve arsimorë, në fillim të këtij viti shkollor kishte një vonesë në nënshkrimin e kontratave për punë për asistentët arsimorë, gjë që pamundësoi ndjekjen e mësimit në ditët e para të shtatorit nga fëmijët me zhvillim atipik.