Ibrahimi: Pretendojmë t’i fitojmë të gjitha komunat
Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi në Hajde Flasim në TV21 tha se pretendojnë t’i fitojnë të gjitha komunat. Siç tha Ibrahimi, matja në pushtetin zgjedhjet lokale bëhet se kush i fiton të gjitha komunat dhe u shpreh i sigurt se do të kenë epërsi në fitoret e komunave. “Ne pretendojmë që t’i fitojmë të gjitha […]

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi në Hajde Flasim në TV21 tha se pretendojnë t’i fitojnë të gjitha komunat. Siç tha Ibrahimi, matja në pushtetin zgjedhjet lokale bëhet se kush i fiton të gjitha komunat dhe u shpreh i sigurt se do të kenë epërsi në fitoret e komunave.
“Ne pretendojmë që t’i fitojmë të gjitha komunat edhe me kandidatët për kryetarë edhe me listat e këshilltarëve, por ka plotë lista që ne nuk jemi fare, shembull në komunën e Çashkës, ka lista në komunën e Ohrit ku është një listë qytetare. Ka lista ku ne kemi respektuar vullnetin e qytetarëve që ne të garojmë me lista të përbashkëta. Andaj nuk është se kemi kriterin e saktë se e masim fituesin. Ky është pushtet lokal edhe do të matet se kush e fiton pushtetin lokal dhe matja bëhet përmes asaj se kush i fiton komunat dhe ne jemi të sigurt se do të kemi epërsi në fitoret e komunave që të mos them se ndoshta do t’i fitojmë të gjitha komunat”, tha Ibrahimi.
