RMV, padi ndaj një drejtori dhe dy të punësuarve për keqpërdorim të detyrës
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj një drejtori dhe dy të punësuarve për keqpërdorim të detyrës dhe punë të pandërgjegjshme. Ata dyshohet se e kanë dëmtuar IP “Parku Kombëtar i Mavrovës” me 3 milionë denarë, transmeton Portalb.mk. “Kallëzim penal kundër H.I. (40) nga komuna e Mavrovës dhe Rostushës, drejtor në IP “Parku […]

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj një drejtori dhe dy të punësuarve për keqpërdorim të detyrës dhe punë të pandërgjegjshme. Ata dyshohet se e kanë dëmtuar IP “Parku Kombëtar i Mavrovës” me 3 milionë denarë, transmeton Portalb.mk.
“Kallëzim penal kundër H.I. (40) nga komuna e Mavrovës dhe Rostushës, drejtor në IP “Parku Kombëtar i Mavrovës”, G.A. (44) nga f. Niqiforovë, udhëheqës i Njësisë për përdorim të qëndrueshëm në IP “Parku Kombëtar i Mavrovës” dhe A.B. (54) nga Gostivari, i punësuar në Ministrinë e Pylltarisë dhe Bujqësisë”, raportoi Policia.
Ata akuzohen për “keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar” dhe “Punë të pandërgjegjshme në detyrë”.
Drejtori së bashku me 54 vjeçarin ishin dakorduar që të kryejnë prerjen e druve në mënyrë të paligjshme. I akuzuari 44 vjeçar nuk ka kryere inspektimin ne mënyrë të duhur.
