Ilnisa Agolli i reagon kritikave të ashpra të Bled Manes: “Pa brekë përballë Ahmed Kalasë”

Gazetarja e njohur, Ilnisa Agolli, e cila u mbulua me shami gjatë intervistës me hoxhën Ahmed Kalaja në “Flas”, ka qenë në qendër të vëmendjes, duke shkaktuar reagime të shumta. Një prej tyre ishte komenti i gazetarit Bled Mane, i cili me një ton të ashpër dhe provokues, kritikoi vendimin e saj, duke e cilësuar […] The post Ilnisa Agolli i reagon kritikave të ashpra të Bled Manes: “Pa brekë përballë Ahmed Kalasë” appeared first on InfoShqip.com.

dhjetor 5, 2024 - 17:01
 0  6
Ilnisa Agolli i reagon kritikave të ashpra të Bled Manes: “Pa brekë përballë Ahmed Kalasë”

Gazetarja e njohur, Ilnisa Agolli, e cila u mbulua me shami gjatë intervistës me hoxhën Ahmed Kalaja në “Flas”, ka qenë në qendër të vëmendjes, duke shkaktuar reagime të shumta.

Një prej tyre ishte komenti i gazetarit Bled Mane, i cili me një ton të ashpër dhe provokues, kritikoi vendimin e saj, duke e cilësuar si një dorëzim për klikime dhe një kompromis me vlerat e lirisë së shprehjes.

“Ilnisa Agolli pa brekë përballë Ahmed Kalasë“, fillon shkrimi i gazetarit Mane. “Vetëm dy femra gazetare shqiptare kam parë të mbuluara me hixhab, Anila Bashën kur shkoi në Iran dhe Ilnisa Agollin mbrëmë tek intervistonte Ahmed Kalanë, hoxhën e xhamisë së një lagjeje në Tiranë. Anila e shkretë u mbulua nga halli se e dinte çfarë e priste nëse shkonte kapardisur në Iranin islamik por këtë gazetaren tjetër nuk e kuptoj dot. Ilnisa nuk kishte shkuar as në xhami e as në shtëpi te Ahmedi. Ilnisa është e zonja e studios dhe i vendos ajo kushtet aq më tepër që ekrani është publik, kombëtar dhe sekularist. U dorëzua mbrëmë për ca klikime më shumë Ilnisa duke humbur kurajon, talentin, shpirtin rebel të saj. Ilnisa që ka shijuar lirinë profesionale dhe seksuale, alkoolin, librat, fakultetin, drogën, dashurinë, martesën, mëmësinë, divorcin, orgjitë, udhëtimet. Mbrëmë Ilnisa duhet të zbulonte hipokrizinë e klerit fetar e ti shfaqej Ahmed Kalasë pa brekë porsi Sharon Stone në filmin e famshëm me Michael Dugllas. Ti shfaqej ashtu siç di Ilnisa duke testuar deri ku shkon tundimi i një hoxhe, prifti apo kleriku se fundja edhe Ahmedit perëndia ia ka instaluar në trup hormonet e nuk është ndryshe nga Meritoni. E dashur Ilnisa pasi ta kesh lexuar reagimin tim kuptoje mirë ti dhe çdo koleg tjetër gazetar, feja ia ka interesin medias dhe jo media fesë se të dyja gënjejnë por varet kush i ka gënjeshtrat me ngjyra!”, përfundon Mane.

Pas këtij postimi, Ilnisa ka publikuar një story në Instagram, ku shkruan: “Natën falet, ditën mallkon. (Kështu u kap një prime sot).”

Kjo frazë sugjeron që Mane bën gjeste të mira ose përpiqet të shfaqet si moralist (duke “falur” natën), por gjatë ditës sulmon dhe kritikon pa mëshirë (duke “mallkuar”).

Në këtë kontekst, duket se Ilnisa po mbron vendimin e saj për veshjen dhe qasjen gjatë intervistës me Ahmed Kalanë, duke lënë të kuptohet se kritikat e Manes janë të padrejta dhe ndoshta të motivuara nga një qëndrim hipokrit ose paragjykues.

The post Ilnisa Agolli i reagon kritikave të ashpra të Bled Manes: “Pa brekë përballë Ahmed Kalasë” appeared first on InfoShqip.com.