IMA organizon panel-diskutimi për sfidat dhe perspektivat në ballafaqimin me dezinformatat në rrjetet sociale

Instituti për Media dhe Analitikë IMA organizon panel-diskutimin me temë: „Ballafaqimi me dezinformatat në rrjetet sociale – sfidat dhe perspektivat“, i cili do të mbahet më 26 shkurt 2025 (e mërkurë) në Hotelin Holidej In në Shkup, me fillim në ora 12, transmeton Portalb.mk. Panelistë në diskutim janë: mr. Emilija Petreska Kamenjarova – Agjencia për […]

shkurt 24, 2025 - 18:00
 0  3
IMA organizon panel-diskutimi për sfidat dhe perspektivat në ballafaqimin me dezinformatat në rrjetet sociale
Foto: IMA

Instituti për Media dhe Analitikë IMA organizon panel-diskutimin me temë: „Ballafaqimi me dezinformatat në rrjetet sociale – sfidat dhe perspektivat“, i cili do të mbahet më 26 shkurt 2025 (e mërkurë) në Hotelin Holidej In në Shkup, me fillim në ora 12, transmeton Portalb.mk.

Panelistë në diskutim janë: mr. Emilija Petreska Kamenjarova – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMA), dr. Snezhana Trpevska – Instituti RESIS, Svetllana Siljanoska – konsulente për komunikime strategjike dhe ballafaqim me dezinformatat, dhe Filip Stojanovski – Fondacioni Metamorfozis. Ata do të paraqesin gjetjet dhe analizat e tyre për këtë temë.

Ngjarja është e hapur, moderator i ngjarjes është Petrit Saraçini. Pas prezantimeve të panelistëve, do të vijojë diskutim me pjesëmarrësit dhe të pranishmit në ngjarje.