Imri Ahmeti pritet ngrohtësisht në Janjevë: Qytetarët përkrahin programin zhvillimor të LDK-së

Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës dhe njëherësh kryetar i degës së LDK-së, Imri Ahmeti, është pritur ngrohtësisht nga qytetarët e Janjevës gjatë një tubimi elektoral të mbajtur sonte. Ahmeti tha se pjesëmarrja masive dhe përkrahja e fuqishme e banorëve janë dëshmi se programi i LDK-së është një program për zhvillim dhe të ardhme. […]

shtator 17, 2025 - 00:00
 0
Imri Ahmeti pritet ngrohtësisht në Janjevë: Qytetarët përkrahin programin zhvillimor të LDK-së

Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës dhe njëherësh kryetar i degës së LDK-së, Imri Ahmeti, është pritur ngrohtësisht nga qytetarët e Janjevës gjatë një tubimi elektoral të mbajtur sonte.

Ahmeti tha se pjesëmarrja masive dhe përkrahja e fuqishme e banorëve janë dëshmi se programi i LDK-së është një program për zhvillim dhe të ardhme.

“Kjo energji dhe kjo përkrahje në secilin tubim janë treguesi më i qartë i rreshtimit të qytetarëve përkrah zhvillimit”, u shpreh Ahmeti.

Ai vazhdon fushatën e tij me takime të njëpasnjëshme në vendbanimet e komunës, ku thekson prioritetet e programit të tij për një qeverisje transparente dhe zhvillimore. /ORAinfo/