Imri Ahmeti: Rubovci, Kojska dhe Rubovci i Vogël, shembuj të zhvillimit dhe progresit për Lipjanin
Kryetari aktual i Komunës së Lipjanit dhe kandidati i LDK-së për një mandat, Imri Ahmeti, mbajti një tubim të fuqishëm në fshatrat Rubovc i Madh, Kojskë dhe Rubovc i Vogël. Në një atmosferë entuziaste, Ahmeti falënderoi qytetarët për mbështetje të palëkundur dhe theksoi se ky mobilizim është një shenjë e fuqisë dhe angazhimit të qytetarëve […]


Kryetari aktual i Komunës së Lipjanit dhe kandidati i LDK-së për një mandat, Imri Ahmeti, mbajti një tubim të fuqishëm në fshatrat Rubovc i Madh, Kojskë dhe Rubovc i Vogël. Në një atmosferë entuziaste, Ahmeti falënderoi qytetarët për mbështetje të palëkundur dhe theksoi se ky mobilizim është një shenjë e fuqisë dhe angazhimit të qytetarëve për të ardhmen e Lipjanit.
Gjatë fjalës së tij, Ahmeti theksoi se këto fshatra janë në rrugën e zhvillimit dhe nuk ka kthim pas. Ai nënvizoi se puna e tij dhe e ekipit të tij është e fokusuara në projekte konkrete dhe transformimin e komunës, duke siguruar se çdo pjesë e Lipjanit do të përfitojë nga zhvillimi dhe mundësitë e reja.
“Rubovci i Madh, Kojska dhe Rubovci i Vogël janë shembuj të shkëlqyer të progresit dhe përkushtimit të qytetarëve tanë. Kjo mbështetje është një nxitje e madhe për të vazhduar me projektet që i shërbejnë çdo qytetari të Lipjanit,” tha Ahmeti.
Fushata e Imri Ahmetit është fokusuar në zhvillimin ekonomik, përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e mundësive për punësim, duke premtuar se do të vazhdojë të punojë pa ndalim për Lipjanin dhe qytetarët e tij.
“Faleminderit për besimin tuaj të palëkundur. Përtej fjalëve, ne do të vazhdojmë me punë dhe angazhim të vazhdueshëm për Lipjanin dhe qytetarët e tij,” përfundoi ai. /ORAinfo/