Incident në Shkup: 52-vjeçarja kërcënon dhe sulmon fizikisht zyrtarin policor

Një grua 52-vjeçare nga Shkupi është ndaluar nga autoritetet policore pasi ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas MPB-së, The post Incident në Shkup: 52-vjeçarja kërcënon dhe sulmon fizikisht zyrtarin policor appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 12, 2026 - 16:00
 0
Incident në Shkup: 52-vjeçarja kërcënon dhe sulmon fizikisht zyrtarin policor

Një grua 52-vjeçare nga Shkupi është ndaluar nga autoritetet policore pasi ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas MPB-së, incidenti ka ndodhur më 10 janar rreth orës 20:40, para Stacionit Policor Gazi Babë në Shkup. E dyshuara, me inicialet E.D. (52), fillimisht ka kërcënuar zyrtarin policor, ndërsa më pas ka kaluar në sulm fizik ndaj tij.

Polici ka qenë në detyrë zyrtare në momentin e ngjarjes, ndërsa e dyshuara është ndaluar menjëherë nga kolegët e tij. Autoritetet bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të parashtrohet kallëzim penal për veprën përkatëse.

MPB thekson se sulmet ndaj zyrtarëve policorë gjatë kryerjes së detyrës janë vepra të rënda penale dhe do të trajtohen me seriozitet maksimal.

Flaka

The post Incident në Shkup: 52-vjeçarja kërcënon dhe sulmon fizikisht zyrtarin policor appeared first on Flaka, në çdo lajm... .