Shkup: Arrestohet autori që dëmtoi derën e Ambasadës së Bullgarisë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është privuar nga liria personi i cili ka dëmtuar xhamin e derës hyrëse të Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Shkup. Sipas The post Shkup: Arrestohet autori që dëmtoi derën e Ambasadës së Bullgarisë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 12, 2026 - 16:00
 0
Shkup: Arrestohet autori që dëmtoi derën e Ambasadës së Bullgarisë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është privuar nga liria personi i cili ka dëmtuar xhamin e derës hyrëse të Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Shkup.

Sipas njoftimit të MPB-së, rasti është regjistruar më 11 janar 2026, ndërsa sot (12.01.2026) rreth orës 12:40, në rrugën “Kiril dhe Metodi” në Shkup, zyrtarë policorë nga NJPB Qendër dhe Bit Pazar kanë arrestuar Sh.A. (54) nga Shkupi, si i dyshuar për kryerjen e veprës.

Nga MPB bëjnë të ditur se menjëherë pas pranimit të kallëzimit janë ndërmarrë masa dhe aktivitete intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rastit.

I dyshuari është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë lidhur me motivet e incidentit.

Flaka

The post Shkup: Arrestohet autori që dëmtoi derën e Ambasadës së Bullgarisë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .